Këngëtarja e njohur reagon ashpër ndaj Veliajt: Nuk iu vjen turp? Vajza...

Këngëtarja e njohur reagon ashpër ndaj Veliajt: Nuk iu vjen turp? Vajza nuk është një barbie lodër

424
0
Shares

Këngëtarja e njohur Besa Kokëdhima ka reaguar pas fjalëve të Erion Veliajt, i cili tha se efektivja e plagosur, e cila  ka gjymtuar gishtat, do të mbetej pa martuar.

Besa ka postuar videon në Facebook dhe bashkangjitur saj shkruan se vajzës iu shkatërrua jeta për të mbrojtur burra si ai.

Ajo thotë se është e shokuar nga deklaratat seksiste duke thënë se kryebashkiaku ka ofenduar dhe ata që kanë kufizime e fatkeqësi.

Reagimi i plotë

“Po turp nuk ju vjen z.Veliaj?! Jam e shokuar nga kjo deklaratë seksiste, ofenduese dhe banale. Edhe nëse kaq dimension ka shpirti juaj, pozicioni nuk jua lejon të ofendoni kaq shume njerëz me një fjali!

Policen ta merrni TA TRAJTONI, me ndihmesat dhe pensionet, ndërhyrjet dhe kostot, jo t’i qani hallin a do gjejë burrë!  Nëse zotëria juaj mendon se disa gishta do e pengokan të gjejë burrë, imagjinoni se ç’mendoni ju për njerëzit me kufizime nga më të ndryshmet! Femra nuk është një barbie lodër që iu prish gishti e s’bën më! Turp!

Ju shkatërrua jeta për të mbrojtur burra si ju! Turp e faqe e zezë! Mos i qani hallin se ka plot burra që nuk do i shihnin gishtat, po shqetësohuni t’i jepni gjithë pensionet, trajtimet, kurat dhe kujdesin financiar e shëndetësor! 

Kujdesuni gjithashtu për pashpirtësinë dhe arrogancën me të cilën keni ofenduar të gjithë ata që kanë kufizime e fatkeqsi nga më të ndryshmet! Turp!”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY