LETRA/Putin mesazh urimi Metës: Eshtë me interes bashkëpunimi i dy vendeve tona

LETRA/Putin mesazh urimi Metës: Eshtë me interes bashkëpunimi i dy vendeve tona

125
0
Shares

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka dërguar një mesazh urimi për presidentin Ilir Meta në ditën e Pavarësisë të Shqipërisë.

Përveç mesazhit  të urimit për atë dhe popullin shqiptar në letrën e tij Putin gjithashtu nuk harron të tregojë bindjen se zhvillimi i marrëdhënieve konstruktive dhe bashkëpunimi dypalësh ruso-shqiptar në fusha të ndryshme, do të ishte në interesa të popujve përkatës.

Mesazhi i Putinit:

‘Mesazh urimi i Presidentit të Rusisë Vladimir Putin për Presidentin e Shqipërisë Ilir Meta me rastin e Ditës së Flamurit:

Shkëlqesisë së Tij

zotit Ilir Meta,

President i Republikës së Shqipërisë

Tiranë

I nderuar zoti President,

Pranoni urimet e mia me rastin e festës kombëtare të Shqipërisë, Ditës së Flamurit. Jam i sigurt se zhvillimi i marrëdhënieve konstruktive dhe bashkëpunimit dypalësh ruso-shqiptar në fusha të ndryshme do të ishte në interes të popujve të dy vendeve tona, si edhe të gjithë Evropës.

Ju uroj Juve shëndet dhe suksese, ndërsa të gjithë bashkëqytetarëve Tuaj u uroj mirëqenie dhe begati.

Me respekt,

Vladimir Putin’

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY