Rama me tuta dhe këpucë serioze në ceremoni, reagon deputeti: Mekja i...

Rama me tuta dhe këpucë serioze në ceremoni, reagon deputeti: Mekja i radhës…ç’nderon flamurin

284
0
Shares

Deputeti i Partisë Demokratike Gent Strazimiri ka reaguar ashpër pas shfaqjes së kryeministrit Edi Rama gjatë ceremonisë në Vlorë.

Kryeministri kishte zgjedhur të vinte në ceremoni me dy palë tuta dhe me këpucë serioze.

Deputeti shkruan se ky është vulgaritet i ngritur në piedestal. Strazimiri thotë: Sot pas 106 vjetësh, në kohën e frakut e kostumit, “mekja i radhës” rrëmon të gjejë poture e opinga, për të çnderuar FLAMURIN dhe ata BURRA janë ende pa varr!!!
Nuk them dot “GËZUAR” … s’kemi ç’gëzojmë…

Reagimi i Strazimirit:

Vulgariteti vagabondesk i ngritur ne piedestal!

Këtu e 106 vjet më parë, në kohën e potureve, ca BURRA të mençur të veshur me frak e kostum në respekt të FLAMURIT e ATDHEUT, nisën rrugën e emancipimit edhe për “meket e potures dhe opingës”, “që dritë e diturisë përpara të na shpjerë”…

Sot pas 106 vjetësh, në kohën e frakut e kostumit, “mekja i radhës” rrëmon të gjejë poture e opinga, për të çnderuar FLAMURIN dhe ata BURRA janë ende pa varr!!!
Nuk them dot “GËZUAR” … s’kemi ç’gëzojmë…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY