Mbyllen dy biznese në Lezhë, çfarë konstatoi AKU

Mbyllen dy biznese në Lezhë, çfarë konstatoi AKU

105
0
Shares

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar sot mbylljen e subjekteve në Lezhë.

Shkak për mbylljen e tyre u bë mungesa e kushteve higjieno-sanitare.

AKU konkretisht thotë se në subjektin me aktivitet “përpunim prodhim mishi” i cili ishte i pa regjistruar në QKB kishte mungesë të kushteve të përshtatshme higjeno-sanitare si dhe produkte pa etiketë të miratuar.

Ndaj subjektit “Fridion” u mor masa administrative e ndërprerjes së aktivitetit përpunues si dhe u bë bllokimi i produktit 200 kg mish derri, masë administrative me gjobë 1 350 000 lekë.

Ndërsa në subjektin me aktivitet “Supermarket” u konstatuan kushte të rënda higjieno-sanitare, si dhe mungesë të plotë të dokumentacionit. Ndaj subjektit “Ardian Ndoj” u mor masë administrative gjobë, 400.000 lekë si dhe ndërprerje e aktivitetit deri në përmirësimin e shkeljeve të konstatuara.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY