Zbardhen detaje nga vrasja e kryekomunarit të Bogovinës.
Nga ajo që flitet sot në Bogovinë mëson se kryekomunari Hazbi Idrizi dhe autori i identifikuar si Qani Abazi kane qenë anëtar i BDI-së.
Por kryetari Hazbi Idrizi vite më parë e ka larguar nga puna si arkitekt në komunën e Bogovinës dhe raportet e tyre kanë qenë të acaruara, informon portali Shqipmedia.
Kjo ka bërë që ai të shkrepë gjashtë plumba ndaj kreut të komunës.
Procesi i largimit nga puna është zgjatur tejmase në labirintet gjyqësore.
Personi Q. A, pasi kishte shtënë gjashtë plumba në trupin e Hazbi Idrizit, më pas kishte qëlluar edhe veten.
Për shkak lëndimeve serioze ai u dërgua për kurim në klinikat e Shkupit, ku megjithatë mjekët nuk arritën t’ia shpëtojnë jetën.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/