Kapen 20 mijë euro të falsifikuara, arrestohet 37-vjeçari nga Kavaja

Kapen 20 mijë euro të falsifikuara, arrestohet 37-vjeçari nga Kavaja

132
0
Shares

Operacioni policor i koduar “500” ka zbuluar një person i cili falsifikonte para.

Policia njofton se ka arrestuar një 37-vjeçar për veprat penale “Falsifikim i monedhave” dhe “Riprodhimi pa të drejtë i veprës së tjetrit”.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 20.500 euro të dyshuara të falsifikuara, automjet e aparate celular.

Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të operacionit të koduar “500”, arrestuan në flagrancë shtetasin:

G. Xh., 37 vjeç, banues në Kavajë.

Në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative në rrugën “Sadik Petrela” u bë ndalimi i mjetit, me të cilin ky shtetas po lëvizte.

Gjatë kontrollit iu gjetën 20.500 euro të dyshuara të falsifikuara të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale bashkë me mjetin dhe dy aparate celular.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës se Rrethit Gjyqesor Tiranë, në ngarkim të shtetasit të sipërpërmendur, për veprat penale “Falsifikim i monedhave” dhe “Riprodhimi pa të drejtë i veprës së tjetrit”, parashikuar nga nenet 183 dhe 149/a të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY