Mosmarrëveshje për sasi të mëdha kokaine, shpallet në kërkim ‘armiku’ i Ervin...

Mosmarrëveshje për sasi të mëdha kokaine, shpallet në kërkim ‘armiku’ i Ervin Matës

307
0
Shares

Një tjetër person është shpallur në kërkim për ngjarjen e 4 tetorit në zonën e ish-Bllokut, ku mbetën të plagosur 2 persona dhe u vra një tjetër.

Bëhet fjalë për biznesmenin Eldi Dizdari i cili thuhet se ka patur konflikte me Ervin Matën, të dashurin e Elvana  Gjatës, për një sasi të konsiderueshme kokaine.

Sipas Prokurorisë, nga shërbimet partnere rezulton se Mata nuk i është përgjigjur Dizdarit për këtë ngarkesë dhe në mes për sqarim ka hyrë biznesmeni Ervis Martinaj i cili është edhe një nga dy të plagosurit në lokalin Monopol ku ndodhi ngjarja.

Të tjera të dhëna priten nga autoritetet spanjolle dhe holandeze të cilat do të hedhin dritë në zbardhjen e ngjarjes.

Kujtojmë se përgjatë dy ditëve të fundit, ka ndodhur një sër zhvillimesh për këtë dosje. Ditën e djeshme, Gjykata ka liruar Geldo Hotin, i cili ishte i pranishëm në ngjarjen e ish-Bllokut, ku u vra Fabiol Gaxha, dhe u plagos Ervis Martinaj dhe Eljo Hato.

Geldo Hoti u kap në Kakavijë më 5 tetor, 1 ditë pas ngjarjes në Ish-Bllok. Gjykata e Tiranës e ka liruar 37-vjeçarin më datë 22 nëntor.

Po këtë të martë, gjykata ka caktuar sot masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për biznesmenin Ajaks Boshnjakun, i cili u dorëzua në polici pasi ishte shpallur në kërkim për ngjarjen në Bllok.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY