Rrëshqitja e dheut në aksin Levan-Tepelenë, ARRSH jep njoftimin e rëndësishëm

Rrëshqitja e dheut në aksin Levan-Tepelenë, ARRSH jep njoftimin e rëndësishëm

259
0
Shares
FOTO ILUSTRUESE

Moti i keq shkaktoi probleme në disa akse kryesore rrugore, teksa nuk munguan dhe rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet.

Lidhur me këtë shqetësim, Autoriteti Rrugor shqiptar, ka dhënë një njoftim për të gjithë drejtuesit e mjeteve që përdorin aksin rrugor të Levan-Tepelenës.

Sipas njoftimit, mësohet se  nga mëngjesi i sotëm është bërë i mundur kalimi i mjeteve në aksin Levan – Tepelenë përmes bajpasit të krijuar në zonën e rrëshqitjes së ndodhur në afërsi te Poçemit.

Me këtë rast, duke falenderuar përdoruesit e këtij aksi për mirëkuptimin e treguar, ARRSH informon se bajpasi i ndërtuar për të evituar shkarjen e rrezikshme në zonën e Poçemit është një rrugë me shtresë stabilizanti me dy kalime, me sinjalistikë dhe mbrojtje me barrierë.

Kalimi në këtë rrugë përgjatë bajpasit do të bëhet me shpejtësi të kufizuar deri në 20 km/orë dhe nën monitorimin e policisë rrugore.

Ndërkaq, ARRSH dhe kompania kontraktore po punon për eleminimin e rreshqitjes dhe rikthimin e qarkullimit normal në këtë aks”, thuhet në njoftimin e tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY