Lista/ Ja 107 banorët që përjashtohen nga procesi i legalizimit te Unaza...

Lista/ Ja 107 banorët që përjashtohen nga procesi i legalizimit te Unaza e Re

174
0
Shares

ALUIZNI ka publikuar listën e banorëve, ndërtesat e të cilëve skualifikohen nga procesi i legalizimit për shkak të zbatimit të projektit të Unazës së Madhe.

“Është e kuptueshme që për shkak të problematikave në terren, mund të ketë qytetarë që megjithëse posedojnë objekte në gjurmën e Projektit të miratuar, nuk e gjejnë veten në listën e publikuar. Ftohen në vijim këta qytetarë, të paraqiten pranë zyrave të Drejtorive të ALUIZNI-t Tiranë, për të sqaruar problematikën e tyre”, thuhet në deklaratë.

Më tej, ALUIZNI fton qytetarët të cilët e gjejnë veten brenda kësaj liste, të aplikojnë pranë Bashkisë Tiranë, për përfitimin e qerasë dhe strehimit social.

“Nga ana tjetër, sqarojmë se subjektet me leje legalizimi, subjektet me certifikatë pronësie të ligjshme, apo subjekte të tjera me pronësi të vjetër të certifikuar, nuk janë pjesë e kësaj liste, pasi ata janë përfshirë në listën e shpronësimeve për interes publik, që po harton ARRSH-ja“, thuhet në reagim.

ALUIZNI sqaron se pas vendimit të Këshillit Kombëtar të Territorit të datës 20 nëntor, për miratimin e rojektit “Rehabilitimi i Segmentit rrugor Mbikalimi i Pallatit me Shigjeta – Rrethrrotullimi Shqiponja, Bashkia Tiranë”, vijuan procedurat e përjashtimit nga procesi i legalizimit të objekteve që prek ky projekt.

Lista e banorëve të “Unazës së Re” që përjashtohen nga proçesi i legalizimeve

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY