EMRI/ Pranga shqiptarit, “kapo” i trafikut të kokainës dhe heroinës në Itali

EMRI/ Pranga shqiptarit, “kapo” i trafikut të kokainës dhe heroinës në Itali

253
0
Shares

Një shqiptar i konsideruar si tregtari më i madh i drogave të forta në Viterbo të Italisë ka përfunduar në prangat e karabinierëve.

Ismail Rebeshi, u arrestua në kuadër të operacionit “Ichnos” i zhvilluar nga policia vendase.

Policia lokale e ka konsideruar 35 vjeçari shqiptar si “kokën” e trafikut të drogës mes Sardenjës, Lazio dhe Lombardisë.

Ai ishte rezident prej vitesh në Tuscia. Pronari i një pike makinash të vjetra si dhe i një klubi nate, ia kishte dalë të ishte në mesin e grupit të furnizuesve të kokainës dhe heroinës në Sardenjë. Grupi shiste lëndë narkotike edhe tek të miturit.

Rebeshi u arrestua së bashku me katër persona të tjerë si pjesë e operacionit të “Ichnos”. Ai ka siguruar 6 kg kokainë dhe 3 kg heroinë nga nëntori i vitit 2017 deri në shkurt të vitit 2018. Shqiptari ishte arrestuar edhe në vitin 2008 për trafik ndërkombëtar të drogës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY