FOTO/”20 milionë eurot e Unazës së Re për kompaninë guackë”, deputeti publikon...

FOTO/”20 milionë eurot e Unazës së Re për kompaninë guackë”, deputeti publikon ekstraktin zyrtar

130
0
Shares

Deputeti demokrat Agron Shehaj ka publikuar ekstraktin zyrtar të kompanisë Dunwell Haberman, kompani e cila sipas Shehajt do të përfitojë 20 milionë euro të projektit të Unazës së Re.

Ditën e djeshme, Shehaj tha se rreth 20 milionë euro të projektit të Unazës së Re do t’i shkojnë një kompanie të regjistruar në parajsë fiskale në Delaware, përmes një kompanie nga ishujt Seyschelle, e cila nuk ka asnjë aktivitet dhe nuk ka as punonjës.

Në një status në rrjetin social Facebook, Shehaj shkruante se arsyeja  pse Rama nuk tregon se kush janë pronarët e kësaj kompanie fasadë është se pas saj është ai vetë.

Statusi i sotëm

Edi Rama t’u thotë shqiptarëve se kush është personi që do përfitojë 20 milionë eurot e projektit të Unazës së Re që do t’i shkojnë kompanisë guackë Dunëell Haberman, e krijuar vetëm tre muaj para tenderit, pa asnjë lloj aktiviteti, pa asnjë punonjës! Nëse nuk e tregon, do të thotë se është i vërtetë informacioni se pronari i kësaj kompanie është vetë Edi Rama. Këtu ndodhet ekstrakti zyrtar që tregon që kompania është krijuar në datën 25 qershor 2018”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY