LAJM I FUNDIT/Arrestohen dy të rinj nga Tirana, njëri prej tyre akuzohet...

LAJM I FUNDIT/Arrestohen dy të rinj nga Tirana, njëri prej tyre akuzohet për vrasje në Itali

272
0
Shares

Policia e Tiranës ka arrestuar dy të rinj nga Tirana të cilët ishin shpallur në kërkim për veprat penale të mashtrimit me kredi dhe të armëmbajtjes pa lejë si dhe vrasjes.

Njoftimi i plotë

Operacion për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar dhe kombëtar nga Forca e Posaçme e Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në D.V.P.Tiranë në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Kapet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Vrasje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak” dhe një shtetas i shpallur në kërkim kombëtar për veprën penale “Mashtrim Kredi”.

Forca e Posaçme e Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në D.V.P.Tiranë në bashkëpunim me Interpol Tirana, kapën dhe arrestuan përkohësisht shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:

– D. R., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Torinos/Itali ka vendosur ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Vrasje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”, parashikuar nga nenet 110, 575 të Kodit Penal Italian, ku maksimumi i dënimit është 21 vjet burg.

Gjithashtu nga Forca e Posaçme e Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në D.V.P.Tiranë u kap shtetasi në kërkim kombëtar:

– V. Gj., 53 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur ndaj këtij shtetasi dënimin me 1 vit e 8 muaj burg për penale “Mashtrim Kredi”, parashikuar nga neni 146 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY