Kreu i AKEP kërkesë për ministrin Lleshaj: Të lutem, jepi fund këtij...

Kreu i AKEP kërkesë për ministrin Lleshaj: Të lutem, jepi fund këtij poshtërimi

256
0
Shares

Kreu i AKEP-it ka bërë një thirrje publike për ministrin Sandër Lleshaj. Shqetësimi i tij lidhet me aplikimin për pasaportën shqiptare.

Deputeti në qeveritë e PS-së, Ilir Zela ka një kërkesë lidhur me këtë situatë, duke i kërkuar që ti japë fund sorrollatjes.

Kujtojmë se ai mban postin e drejtuesit të AKEP (Agjensisë për komunikimet elektronike dhe postare).

STATUSI I PLOTË

I nderuar ministër Sandër Lleshaj. Po ju shkruaj publikisht me lutjen për t’u marrë seriozisht me dhënien fund të poshtërimit të qytetarëve shqiptarë sa herë bëjnë një aplikim për pasaportë.
Sot u paraqita për aplikim në pikën pranë njësisë 2 dhe aty nuk kishte shërbim. Asnjë njoftim për arsyen dhe as ku duhet të drejtohet qytetari.
Me dashamirësinë e punonjësve të njësisë 2 mësova se duhet të shkoja për aplikim tek njësia 5. Kur paraqitem aty më kërkojnë pasaportën e vjetër që ta dëmtojnë para se të bëj aplikimin për të renë.
U them se duhet të udhëtoj ndërkohë që përgatitet e reja. më thonë që kështu është rregulli.

Çfarë është ky rregull antikushtetues që pengon të drejtën time kushtetuese për të lëvizur? Apo është interesi i ALEAT përmbi Kushtetutën e Shqipërisë!
Dhe një gjë tjetër i dashur vëlla: pse duhet të shkojë qytetari në tre vende katër herë për të bërë një pasaportë? Dy herë tek gjendja civile, një herë tek ALEAT dhe një herë në polici? 5 ditë pune i dashur Ministër!
Për të mos folur për çmimin e pasaportës që e kanë vënë sikur të ofrojnë shërbim me standard të barabartë me SHBA. Të lutem jepi fund këtij poshtërimi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY