Vrasja në ish-Bllok, lirohet miku i Ervin Matës

Vrasja në ish-Bllok, lirohet miku i Ervin Matës

129
0
Shares

Gjykata e Tiranës ka caktuar sot masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për biznesmenin Ajaks Boshnjakun, i cili u dorëzua në polici pasi ishte shpallur në kërkim për ngjarjen në Bllok, ku mbeti i vrarë 1 person dhe 2 të tjerë u plagosën.

Këtë të hënë, Boshnjaku, mik i Ervin Matës, dha dëshminë e tij. Ai është shprehur se menjëherë sapo ka filluar sherri, ai është larguar.

Sipas dëshmisë së tij, mësohet se ai nuk pranon të jetë i përfshirë në ngjarje.

Nuk kam lidhje me konfliktet mes Ervin Matës dhe Ervis Martinajt. U vetëdorëzova pasi u qartësua pozicioni im në këtë konflikt, ka thënë ai.

Boshnjaku pritet të dalë për masë rivlerësimi nesër në Gjykatën e Tiranës.

Më 4 tetor në një prej lokaleve të ish bllokut gjatë një konflikti me armë mes dy grupeve mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagosen Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.

Në kërkim vazhdojnë ende të mbeten Ervin Mata, Merviol Bilo si dhe këngëtarja Elvana Gjata. Nga ana tjetër gjykata ka dhënë masën e arrestit me burg pa afat për Ervis Martinajn dhe Eljon Haton.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY