VIDEO/Rikthehen konfliktet me Rusinë, Ukraina shpall gjendje lufte

VIDEO/Rikthehen konfliktet me Rusinë, Ukraina shpall gjendje lufte

145
0
Shares

Parlamenti i Ukrainës do të vendosë nëse do të risjellë ligjin ushtarak pas kapjes së tre prej anijeve të saj detare dhe 23 anëtarëve të ekuipazhit nga Rusia. Ligjvënësit e mbështetën kërkesën e presidentit Petro Poroshenko për të sjellë në fuqi ligjin ushtarak, që do të zgjasë 30 ditë duke filluar nga 28 nëntori.

Të tre anijet po lundronin në brigjet e Krimesë, zonë e cila u aneksua nga Rusia në vitin 2014.

Rusia hapi zjarr, përpara se forcat speciale të saj të sulmonin anijet. Ndërmjet tyre, u plagosën dhe gjashtë ukrainas.

Ukraina tha se ky ishte një “akt agresioni” rus. Moska tha se anijet kishin hyrë ilegalisht në ujërat e saj.

Të hënën, presidenti ukrainas Petro Poroshenko tha se ai ishte duke propozuar që parlamenti të mbështeste një ligj ushtarak 30-ditor – gjysma e gjatësisë së asaj që rekomandoi Këshilli i Sigurisë dhe mbrojtjes së Ukrainës.

Ai tha se nuk donte që masa të ndikonte në zgjedhjet presidenciale të caktuara për 31 mars 2019.

Përplasja e së dielës është hera e parë që Rusia dhe Ukraina kanë ardhur në konflikt të hapur gjatë viteve të fundit, edhe pse forcat ukrainase kanë luftuar separatistët rusë dhe vullnetarët e Rusisë në lindje që nga viti 2014.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY