Shkarkohet pedagogu tek Bujqësori me doktorature Bolonje: “Jam totalisht i paaftë…”

Shkarkohet pedagogu tek Bujqësori me doktorature Bolonje: “Jam totalisht i paaftë…”

1205
0
Shares

Doktor, Dardan Shehdula, pedagog në Universitetin Bujqësor, është shkarkuar nga detyra me vendim të rektorit. Në një letër publike drejtuar kolegëve të tij, Shehdula, i cili ka kryer doktoraturën në Universitetin e Bolonjës, flet për gjendjen e degraduar në Universitetin Bujqësor ku investime bëhen vetëm për pllaka dhe fasada dhe jo për laboratore studimorë.

Letra e plotë e publikuar nga ish-zv/ministri Taulant Muka: 

Jeni të lirë ta bëni share/shpërndani!

Intelektualët po përndiqen si në komunizëm! Dr. Dardan Shehdula, i diplomuar (Bachelor dhe Master) në Universitetin e Bolonjës dhe doktoruar po aty, shkarkohet nga Rektori i Universitetit Bujqësor! Arsyeja e shkarkimit: Pse Dardani ndan shqetësimet e mia që unë shpreh në rrjetet sociale dhe ja plas në fytyrë dekanit dhe rektorit në mbledhjen e sentatit/profesoratit që titujt akademik janë marrë në mënyrë të paligjshme! Të tjerë pedagogë janë kërcënuar nga ky rektor pse komentojnë në statuset e mia! Ju kujtoj rektori i Universitetit Bujqësor nuk ka asnje artikull me faktor impakti, është ZERO në shkencë!

Ja ç’ju shkruan sot Dr. Shehdula kolegëve të tij sot pas dorëheqjes:

LETER E HAPUR

Te nderuar kolege i nderuar Rektor I Universitetit Bujqesor Te Tiranes Z. Bahri Musabelliu

Ka shume kohe qe degjoj fjale e komente qe, jam i paafte, qe nuk punoj, qe nuk jam prezent, qe nuk publikoj artikuj shkencore etj.

Sot dua te rrefehem, e te pranoj qe eshte e vertete.

Jam totalisht i paafte!

Jam i paafte ne krahasim me koleget shqiptar ne pergjithesi. Jam i paafte pasi ka 8 vjet qe kur jam punesuar ne FMV qe nuk shoh nje rast klinik.

Ka 8 vjet qe nuk degjoj nje debat profesional.

Ka 8 vjet qe nuk shoh nje cent te harxhuar per kerkim shkencor apo per kerkime rutine.

Ka 8 vjet qe shof laboratore te privatizuar, te kycur, me paisje qe nuk perdoren prej vitesh.

Ka 8 vjet qe nuk ka fonde per mesim, por ka per te shtruar pllaka mbi pllaka, per te lyer fasada, per te bere lulishte e parkingje, pervjetore, dreka e darka, sic e kerkon tradita.

Ka 8 vjet ku njerezit marrin e japin tituj si qoka sebepesh.

Ka 8 vjet qe merrem me mbijetesen time psikologjike, etike dhe profesionale ne nje vrime te zeze thashethemesh.

Jam dhe ndjehem i paafte kur studentet kalohen pa njohurite baze minimale. Jam i deshperuar kur studentet shprehen ilac i kuq, ilac i verdhe, shkarje mitre, melcite e bardha, deksametazoni eshte antibiotik, tuberkulozi dhe bruceloza jane semundje virale etj!

Jam i paafte kur shikoj qe studentet me te mire mbushen me gjysem njohuri dhe prekoncepte qe i bejne te paafte te punojne ne terren.

Jam i skandalizuar kur studentet leshohen rrugeve per te bere praktikat profesionale!

Jam i paafte kur shikoj qe laborantet behen profesore kurse une nuk kam te drejte te futem ne laboratorin qe kontribuova per ta paisur.

Jam i paafte te menaxhoj programet e mobilietit te stafit qe riaktivizova me parate e mia.

Jam i paafte te perkthej libra me google translator e ti ve emrin tim siper.

Jam i paafte te gjej projekte pasi aftesite e kolegeve te mi i tejkalojne fushat e tyre te ekspertizes, sa qe mbulojne nga 3-4 fusha ekspertize brenda projektit.

Jam totalisht i paafte pasi here pas here largohem jashte shtetit me parate e mia per trajnime, konferenca panaire duke lene studentet ne doren e titullarit te lendes.

Jam aq i paafte sa, shpesh refuzoj te firmos procesverbalet e notave, pasi nuk e kuptoj qe nxenesit me mesatare nen 6 ne fakultet, ne shkollat e doktoratures behen gjeni me mesatare mbi 9.

Jam aq i paafte sa qe nuk shkruaj dot nje artikull shkencor ne nje gjuhe te huaj qe nuk e njoh.

Nuk paraqes dot nje punim shkencor ne nje gjuhe te huaj qe nuk di ta flas.

Jam i paafte kur shikoj mrekullite qe te tjeret arrijne ne kerkimin shkencor me kosto zero!

Jam i paafte te publikoj te revista Anglistikum, Indian Veterinary Journal of proff ass, Iranian school of veterinary bullshit etj etj.

Jam i paafte ti sugjeroj fermereve shqiptar nje koleg veteriner te afte per ta nxjerre nga bataku ku te tjere kolege veterinere e kane futur.

Jam i paafte te mbyll gojen, te mbush barkun me raki plepi, te servilosem per nje kocke qe natyrisht do vije momentin e zgjedhjeve.

Jam i paafte dhe duket qarte nga ndeshkimet dhe parlajmerimet qe kam marre gjithe keto vite nga Elita e FMV.

Te gjithe jane dakord, e keqja, i paafti, ai qe perfiton nga situata, ai qe nuk ben mesim, qe nuk shkruan artikuj shkencor me faktor impakti, qe nuk ka bere akoma nje liber, qe bertet e ankohet ne cdo mbledhje departamenti, qe mendon se mesimdhenia nuk mund te behet pa praktiken e perditeshme, qe nuk ka aftesine ti bej diplomen apo doktoraturen fallco nje studenti, ky jam une.

Kerkoj ndjese publike qe e kam cenuar imazhin e ketij djepi te kultures dhe profesionalizmit shqiptar me komentet dhe sjelljet e mia jo etike.

I kerkoj ndjese Elites se ketij institucioni qe punon me vetemohim per formimin e brezit te ri veterinar! Diploma e vetme ne Shqiperi qe njihet ne mbare boten, ne krahasim me diplomat e Universiteteve Europiane qe njihen vetem ne Europe.

Kur i tregova nje kolegeje hollandeze se sa i paafte jam, me tha: “Leave it, you can’t pull on a dead horse!!!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY