E rëndë, vritet dhe hidhet në kanal shqiptari në Korfuz

E rëndë, vritet dhe hidhet në kanal shqiptari në Korfuz

200
0
Shares

Një shqiptar 63-vjeçar është gjetur i vrarë me armë zjarri mëngjesin e sotëm nw Korfuz, ku edhe banonte. Ka qenë një shofer që po kalonte në rrugë që ka pikasur trupin e viktimës, duke njoftuar departamentin e policisë në Lefkimi.

Paraprakisht, viktima dyshohet se është qëlluar me armë gjahu në zonën Spartera. Sipas informacioneve të para, 63-vjeçari dyshohet se është qëlluar nga një distancë e afërt.

Gjurmët e tij kishin humbur të dielën në mëngjes, ndërsa familja denoncoi rastin në stacionin policor të zonës.

Mjekësia ligjore do të japë rezultat e ekzaminimit të trupit të viktimës, ndërsa çështja po hetohet nga Drejtoria e Policisë së Korfuzit, ndërsa.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY