Vasili publikon dy videot: Bastardi i ri i diktaturës mashtroi për të...

Vasili publikon dy videot: Bastardi i ri i diktaturës mashtroi për të marrë votat

156
0
Shares

Petrit Vasili, Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, në një dalje për mediat, ka dënuar sërish aferën korruptive sipas tij, të projektit të Unazës së Re.

Duke iu referuar dy videove të bëra publike nga ai, Vasili u shpreh se ai ka mashtruar për të marrë votat, duke bërë premtime boshe.

Ky është një bastard i ri i diktaturës, ndodhet atje me fadrom në dorë, për të shkatërruar ato shtëpi dhe për të fituar 40 milionë. Dhe në fund të këtyre, farë u ka blatuar ky autoritar i ri, ky hajdut i ri, u ka çuar këta njerëz, që ty vënë kryqin e kuq të radhës. Naziskinjtë e rinj, si dikur hebrenjtë kishin kryqet, nga duart e naziskinjëve, banorët e ndershëm dhe punëtorët e “Unazës së Re” do kenë kryqin te dera e tyre, është shprehur ai.

Vasili iu ka bërë thirrje qytetarëve të jenë vigjilentë për të ndaluar këtë vjedhje.

Paratë tuaja po grabiten haptas ditën për diell. Vetëm ju mund ta ndalni këtë hajdutëri të frikshme dhe të pandalshme shtetërore” tha Vasili.

Konferencë për shtyp nga selia e LSI-së

Konferencë për shtyp nga selia e LSI-së

Publiée par Petrit Vasili sur Lundi 26 novembre 2018

DEKLARATA E VASILIT

“Jemi sërish në këtë komunikim së bashku, pikërisht për të vazhduar zbardhjen deri në fund të aferës së jashtëzakonshme, e kam quajtur saktësisht, hajdutërinë e frikshme me fondin 40 milionë euro tek ‘Unaza e Re’. Por për të kuptuar se cili është raporti dhe cila është pandershmëria, mashtrimi publik, i konsumuar nga kryeministri në raport me këta njerëz të thjeshtë dhe me mundin, gjakun dhe djersën e tyre, po ju kërkoj, të ndjekim së bashku një tjetër video që zbërthen qartazi, raportin e këtij kryeministri, me këtë pronë të qytetarëve.

Është shumë e qartë të nderuar qytetarë, që ky mashtrues i cili sot i konsideron banesat dhe pronarët e tyre si pronarë të mëdhenj, që kanë shtëpi të mëdha, të cilët kanë prona pa fund, të cilëve mund t’u shkatërrohet me qetësi prona, atëherë kur i duheshin votat, ka qenë shumë i qartë. E ka kuptuar që banesa ishte investimi i gjakut, maksimumi i të gjithë sforcimit solidar të bërë të shqiptarëve, jo vetëm të tyre por dhe të rretheve të tyre familjare.

Pra ishte maksimumi i sakrificës njerëzore, e cila i ka bërë shpeshherë që të zgjidhin problemin jetik të banimit të tyre. Por njëherazi i ka krijuar një problem të madh, pasi popullsia dhe probleme të tjera të cilat qeveria duhet ti zgjidhë, janë një plagë që iu rri në kokë. Dhe kundër kujt e ngre dorën ky kryeministër, ndaj këtyre njerëzve që po vetë ka thënë që janë paratë e fundit të tyre dhe vlera e tyre është e jashtëzakonshme.

Megjithatë, për të kuptuar raportin, shumë të lig, të pabesë e të pandershëm të këtij kryeministri që gënjen për çdo gjë, po iu ftoj përsëri, për të ndjekur një video shumë të shkurtër, për një deklaratë që ka bërë ky vetë, në atë kohë kur duhet të merrte e të rrëmbente votat, pikërisht qytetarëve shqiptarë. Ju ftoj ta ndjekim këtë video shumë të shkurtër.

Pra pikërisht ky zotni, që turpin nuk e njeh, u pohon që edhe Enver Hoxha po të ngrihej këto nuk do të prisheshin. Këto janë deklaratat e paturpa, të këtij mashtruesi që për të rrëmbyer votën e radhës, për të konsoliduar atë pushtet që i lejon atij të vjedhë 40 milionët, gënjen në këtë mënyrë të pacipë, e thotë që dhe Enveri po të ngrihej këto nuk do të prisheshin.

Ndërkohë ky, nuk do doja ta quaja Enveri i Ri, ky është një bastard i ri i diktaturës, ndodhet atje me fadrom në dorë, për të shkatërruar ato shtëpi dhe për të fituar 40 milionë. Dhe në fund të këtyre, farë u ka blatuar ky autoritar i ri, ky hajdut i ri, u ka çuar këta njerëz, që ty vënë kryqin e kuq të radhës. Naziskinjtë e rinj, si dikur hebrenjtë kishin kryqet, nga duart e naziskinjëve, banorët e ndershëm dhe punëtorët e “Unazës së Re” do kenë kryqin te dera e tyre. Do të rikthehemi sërish te ajo që është bushtra e të gjithë të këqijave. Ai që pjell të tërë këtë histori, që është pikërisht hajdutëria e 40 milionëve. 40 milionë euro për 2.2 kilometra rrugë.

Të nderuar qytetarë, së pari po ju rikujtoj që të gjitha këto para janë vjedhur me një tender fals. Tre janë kompanitë. 3 kompani, të cilat kanë vjedhur pikërisht me një tender fals, këto para kanë pasur konkurrues një firmë zero. Po hajde ta ndajmë me qytetarët se sa kushtojnë rrugët realisht. Këtu janë një segment i Unazës, sa kanë kushtuar segmentet e tjera të së njëjtës unazë në vazhdimësi? Po me mbi kalime? Po me ura që ju i keni parë ndërkohë që i keni përdorur këto rrugë? Kanë kushtuar 5 herë më pak. Pra 5 herë më pak.

Po e njëjta Unazë në vazhdimësi, këto segmente që kanë kushtuar 5 herë më pak, kanë qenë komplet rrugë të reja, me vështirësi më të madhe, me reliev më të keq, kjo është thjesht dhe vetëm plotësim, hapje, zgjedhim i një korsie. E kjo kushton 5 herë më shumë se sa ato.
Është fare e qartë që në të gjithë këtë aferë të frikshme dhe korruptive, të bërë trashë dhe me arrogancë, pikërisht me qetësinë që kemi një drejtësi që nuk na ndjek, që nuk na heton, është konsumuar nga kjo qeveri.

Sot, unë përsëris dhe një herë tjetër apelin tim publik shumë serioz dhe të rreptë ndaj Prokurorisë shqiptare, të mos vazhdojë rolin e bashkëhajdutërisë shtetërore. Vjedhja është në sytë e saj, është e qartë. Tanimë edhe shqiptari më i fundit e ka kuptuar, e ka shumë të qartë që kjo rrugë po bëhet më e shtrenjtë se floriri, pavarësisht nga llogaritë inxhinierike të shkollëpakut, po hajdutshumtit të qeverisë. Po e them edhe njëherë, shkollëpakut po hajdutshumtit të qeverisë dhe kjo Prokurori nuk mundet asnjë sekondë të qëndrojë në këtë pozicion, pasi damka që ajo po merr dhe konflikti me të cilën ajo po hyn me interesat e një populli, të cilat duhet t`i mbrojnë si interesa publike, është besoj më i rëndi që është konsumuar ndonjëherë në këto vite.

Ndaj po them edhe njëherë. Kemi një hajdutëri shtetërore ditën për diell. Llogaria e saj është një llogari që do të mbetet e hapur derisa fajtorët dhe hajdutët e kësaj vjedhjeje të shkojnë përpara drejtësisë. Ne jemi këtu, koha nuk pret.

Po e përsëris edhe njëherë tjetër. Qytetarë jini vigjilentë. Paratë tuaja po grabiten haptas ditën për diell. Vetëm ju mund ta ndalni këtë hajdutëri të frikshme dhe të pandalshme shtetërore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY