Reforma në drejtësi, Meta nuk hedh shortin për KED, ia kalon Kuvendit

Reforma në drejtësi, Meta nuk hedh shortin për KED, ia kalon Kuvendit

98
0
Shares

Presidenti Ilir Meta nuk ka hedhur shortin për Këshillin e Emerimeve në Drejtësi.

Meta ka njoftuar sot me shkresë Kuvendin, me anë të së cilës informon se për shkak të vakumit ligjor nuk mund të hedhë shortin për KED.

Për shkak të vakuimit ligjor nuk e hedh dot shortin e KED. Ndërhyni në ligj ose në të kundërt hidheni vetë shortin sipas precedentit të vjetshëm”– thuhet ndër të tjera në shkresën e presidentit drejtuar Kuvendit.

Pak ditë më parë Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku dorëzoi në Presidencë dy lista për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Pritet që shortin për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi ta hedhë Kuvendi pas datës 5 dhjetor për të plotësuar 7 vende vakante në Gjykatën Kushtetuese.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY