VIDEO/Rama kritikon Serbinë: Goditje pas shpine për Kosovën, qasje dyfytyrësie

VIDEO/Rama kritikon Serbinë: Goditje pas shpine për Kosovën, qasje dyfytyrësie

114
0
Shares

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të qeverive shqiptare në Pejë, ka shfaqur dhe mendimin e tij lidhur me situata e fundit në të cilat Kosova është përfshirë.

Për refuzimin e shteteve të BE që Kosova të ishte pjesë e INTERPOLIT, kryeministri e ka ciësuar si një vendim jo të drejtë i cili tregon skema të frikshme.

”Jemi të zhgënjyer nga qasja e BE-së dhe të gjitha atyre shteteve që duhet të njohin Kosovën dhe lëvizjen e lirë të saj. Themelimi i FSK-së ishte hapi i duhur për plotësimin detyrat e një shteti, që s’mund të konsiderohet nga askush si një gjysmë shtet. Shfaqjet e fundit si ato të INTERPOLIT, tregojnë skema frikrash dhe makthesh për tu viktimizuar në sytë të botës, ndërkohë që viktima, Kosova ka shprehur vullnetin për ta kapërcyer këtë me anë të një dialogu të sinqertë dhe të drejtpërdrejte”, tha ai.

Sipas tij, Serbia po bllokon Kosovën duke kërkuar tërheqjen e njohjeve është provokuese dhe shqetësuese.

Goditje pas shpine të Kosovës nga Serbia. Është vendim irracional në kushtet normale në qasjen e dyfytyrësisë te Serbisë. Është qasje politike”, u shpreh Rama, ndërsa tregon edhe bisedën me ministrin e Kosovës, kur deri në 02.00 të natës i kërkonin të hiqnin fjalën “republikë e Kosovës” nga fjalimi i tij të nesërme.

“What the f*ck’ do të thuhej në gjuhën e Parlamentit Evropian ky fakt. Mjafton shembulli mes Shqipërisë dhe Kosovës për të kutpuar se në ecurinë mes nesh ka vështirësi e jo më me Serbinë, por janë të kapërcyeshme kur ka një vullnet të mirë për të punuar së bashku”, u shpreh Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/504814983364050/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY