Unaza e madhe, IKMT-ja aksion në Shkozë për shembjen e 16 objekteve

Unaza e madhe, IKMT-ja aksion në Shkozë për shembjen e 16 objekteve

178
0
Shares

Projketi për Unazën e Madhe duket se nuk do të ndalet dhe do të vijojë të zbatohet.

Janë parashikuar të prishen qindra banesa në disa prej zonave të kryeqytetit, në kuadër të këtij projekti.

Edhe pse në zonën e Astirit banorët vijojnë të protestojnë, IKMT ka njoftuar prishjen e 16 banesave në zonën e Shkozës.

Me një shënim në faqen e vet në Facebook, IKMT ka njoftuar se sot do të shemben objekte me madhësi të ndryshme.

“Nisim sot një aksion të ri në Shkoze, në kuadër të projektit për ndërtimin e Unazës së Madhe, loti dy. Do të prishim 16 objekte me madhësi të ndryshme…”- njofton IKMT.

Ndërkohë pak më parë, mësohet se në zonën e Astirit kanë mbërritur këtë mëngjes katër grupe vlerësimi nga ARRSH-ja, por banorët nuk i kanë lejuar duke i përzënë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY