Në shtëpinë e 18 vjeçarit që akuzohet se i këputi gishtat efektives...

Në shtëpinë e 18 vjeçarit që akuzohet se i këputi gishtat efektives së policisë

283
0
Shares

Kjo është shtëpia e 18-vjeçarit Daniel Dobraj, i cili akuzohet si personi që hodhi lëndë plasëse në drejtim të efektivëve të policisë, ku mbeti e dëmtuar rëndë efektivja Ina Muka.

Danjel Dobraj pritet të dalë para gjykatës ditën e hënë. Ai u arrestua në protestën e banorëve të Astirit, që u zhvillua ditën e enjte para Parlamentit.

Familja Drobaj gjithashtu siguron edhe një titull pronësie, siç është ajo e hipotekës.
Sipas ARRSH-së, ai do të dëmshpërblehet për ndërtesën, por familja nuk ka besim. Projekti i Unazës së Re prek edhe këtë shtëpi, kjo shihet nga shenjat që janë vendosur mbi mure. Viktorit dhe Linditës, prindërve të Daniel Dobrajt, tani u intereson vetëm fati i djalit të tyre. Ata thonë se 18-vjeçari është dhunuar në qelitë e burgut.

Ndërkohë, këtë të dielë, para Gjykatës së Tiranës 11 protestuesit që u arrestuan nga policia ditën e enjte u njohën me masën e sigurisë. Gjykata vendosi të caktojë detyrim paraqitjeje për 10 protesues. Në arrest me burg u la vetëm Dorjan Protoduari.

Nëna e tij thotë që i biri nuk ka bërë gjë. Dhe se mbi trupin e saj ka shenja dhune nga policia, të cilat edhe i tregoi.

Në protestë u arrestua edhe Flamur Goleci. Ai mori pjesë në protestë, edhe pse nuk banon në Unazën e Re, por në Paskuqan.
Të hënën, pranë banesave që kanë hipotekë do të shkojnë grupet e vlerësimit për masën e kompensimit, ndërkohë që pranë Bashkisë së Tiranës kanë shkuar familjet e para që duan të marrin bonusin e qirasë për shtëpitë pa leje që do të shkatërrohen./tch

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY