Zyrtare/ Nuk gjendet zgjidhje, shtyhet sërish finalja River Plate – Boca Juniors

Zyrtare/ Nuk gjendet zgjidhje, shtyhet sërish finalja River Plate – Boca Juniors

88
0
Shares

Finalja e Kupës Libertadore, River Plate-Boca Juniors nuk do të luhet ditën e sotme. Vendimi është marrë nga vetë presidenti i Conmebol, Alejandro Dominguez që pohoi se kishte marrë nga drejtuesit e Boca një shkresë ku thuhej se ndeshja të pezullohej.

“Kushtet e barazisë mes të dy skuadrave nuk mund të garantoheshin. Për të mirën e futbollit ne do t’i ftojmë dy klubet në Asuncion për të gjetur një datë të re.” -tha Dominguez.

Mediat argjentinase raportojnë se finalja e ditë e Kupës Libertadore mund të riprogramohet për të shtunën e 8 dhjetorit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY