Propozimi i Bodes/ Vasili: Rama një gënjeshtar i paturp, të padit dhe...

Propozimi i Bodes/ Vasili: Rama një gënjeshtar i paturp, të padit dhe pastaj të gradon

95
0
Shares

Kreu i grupit parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar pasi kryeministri Rama propozoi, ish-ministrin e Financave, Ridvan Bode, për anëtar të Këshillit Mbikëqyrës  të BSH-së.

Vasili shkruan se e dinte që Rama ishte gënjeshtar edhe gjatë kohës që ai akuzonte Boden për krizën financiare, apo për rrugën Durrës-Kukës.

Sipas Vasilit Rama është një gënjeshtar i paturp, i cili të padit dhe më pas të gradon.

POSTIMI I VASILIT:

Kryeminister i paturp dhe i korruptuar,i padit pastaj i gradon.

Kur ky kryeminister i paturp padiste ne prokurori dikur ish.ministrin Bode isha i bindur qe bente estrade dhe nuk besoja asgje qe thoshte.

Isha i bindur qe ishte genjeshtar!

Isha i bindur qe ishte i pacipe!

Isha i bindur edhe qe ishte i korruptuar!

Dje e padiste ne prokurori Boden per kredine e rruges Durres Kukes,e padiste ne prokurori Boden edhe per privatizimin e OSSH, e akuzonte Boden edhe per llotarine kombetare,e bente Boden fajtoredhe per greminen financiare dhe borxhin 700 milion euro…..por sot e propozon per keshillin e Bankes Shqiperise.

Ky eshte turpi qe qeveris vendin.

Fiksojeni ne mendje miq:mos e besoni se eshte genjeshtar i lindur,eshte i korruptuar, eshte edhe i paturp dhe asgje me shume.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY