Analiza e deputetes: 10% e të ardhurave ditore të shqiptarëve shkojnë për...

Analiza e deputetes: 10% e të ardhurave ditore të shqiptarëve shkojnë për 1 litër naftë

89
0
Shares

Deputetja demokrate dhe njëkohësisht nën/kryetarja e Komisionit të Ekonomisë është ndalur tek çështja e naftës dhe rritja e çmimit të saj.

Tabaku analizon çmimet e saj në tregjet ndërkombëtare, teksa thotë se vetëm në Shqipëri, do të paguhetmë shtrenjtë, duke ua kaluar rajonit dhe Europës.

Sipas saj, strumbullari i gjithë kësaj mbetet qeveria. Tabaku shruan se falë investimit të qeverisë, nafta po shtrenjtohet artificialisht dhe sot 60% e çmimit janë taksa.

Reagimi i plotë

10% e të ardhurave ditore shkojnë për 1 litër naftë!
Nafta vazhdon të bjerë në tregjet ndërkombëtare duke shënjuar çmimin 50,42$/fuçi, që do të thotë përafërsisht 0.31 cent për një litër naftë. Gjasat janë që kjo rënie të vazhdojë ndërsa nafta do të shitet edhe më lirë apo së paku jo në çmimet e mbi 80$/fuçi në bursë. Por, shqiptarët vazhdojnë të paguajnë çmimin më të lartë të naftës në rajon dhe ndër më të lartët në Europë.

Nëse 1 litër naftë në bursat e NYSE shitet me 0.31 cent ndërsa në Shqipëri një litër naftë shitet 182 lekë (1.66$). Kjo do të thotë që një familje me të ardhura mesatare prej 50 mijë lekësh në muaj i duhet të shpenzojë 10.8% të të ardhurave ditore për 1 litër naftë. Ndërkohë që vende me të ardhura shumë herë më të larta se Shqipëria i duhet të shpenzojë më pak se 4% të të ardhurave ditore.

Strumbullari i gjithë kësaj mbetet si përherë qeveria. Falë investimit të qeverisë dhe ministrit të financave dhe ekonomisë për rritjen e taksës së qarkullimit si dhe taksave dhe tarifave të tjera nafta po shtrenjtohet artificialisht dhe sot 60% e çmimit janë taksa. Ndërkohë që koston shtesë të këtyre rritjeve e mban mbi supe qytetari në të gjitha mënyrat e mundshme. Prandaj, në Shqipërinë e tepsisë sa herë që çmimet e naftës bien në bursë nuk reflektohen, pasi këtu taksa e tepsisë dhe rilindjes u merr shqiptarëve 10% të të ardhurave ditore për një litër naftë.

Në pesë vite Partia Demokratike ka bërë të paktën 8 amendamente për uljen e taksës së qarkullimit të gjitha të hedhura poshtë me forcën e kartonit. Sot kemi çmimin më të lartë të karburantit në rajon!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY