Celularë në shkollë, urdhëri i ri i ministrisë: Sekuestro dhe penalizim nëse...

Celularë në shkollë, urdhëri i ri i ministrisë: Sekuestro dhe penalizim nëse përdoren

179
0
Shares

Ministria e Arsimit ka publikuar një tjetër udhëzim, i cili në thelb ka masa më të rrepta. Udhëzimi është në vijësimi të udhëzimit të parë, lidhur me ndalimin e telefonave në shkolla.

Nikolla është detyruar të bëjë një udhëzim të ri edhe më të rreptë që vjen bashkë me sanksionet në rast shkeljeje nga nxënës e mësues.

Nëse i pari, ndalon përdorimin vetëm gjatë procesit mësimor,për mësuesit dhe nxënësit, i dyti është më i rreptë.

Ata që shkelin urdhrin e ministrisë do të përballen me penalizime që nisin me masë disiplinore për nxënësit dhe sekuestrim të telefonit, i cili përfundon në Policinë e Shtetit.drejtoria e institucionit sekuestron telefonin celular dhe zbaton masa disiplinore sipas kuadrit ligjor në fuqi.

Telefonat e sekuestruar depozitohen pranë institucioneve arsimore vendore përgjegjëse për arsimin parauniversitar. Masat e marra ndaj nxënësit i njoftohen me shkrim prindit ose kujdestarit ligjor të nxënësit”, thuhet në njoftim.

Urdhri për ndalimin e celularëve përfshin dhe mësuesit. Edhe për ta drejtoria e shkollës monitoron e ndëshkon, por vetëm në rast se e përdorin gjatë mësimit, dhe jo në ambientet brenda shkollës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY