DETAJE/Shpërthim bombe në makinën e biznesmenit nga Vlora, 48-vjeçari dërgohet në Tiranë

DETAJE/Shpërthim bombe në makinën e biznesmenit nga Vlora, 48-vjeçari dërgohet në Tiranë

263
0
Shares

Qyteti i  Vlorës u trondit pasditen e djeshme nga një shpërthim bombe në makinën e një biznesmeni.

Policia në njoftimin zyrtar bënte me dije se kishte mbetur i dëmtuar rëndë në të dyja këmbët, 48 vjeçari,  Agron Alushi. 48-vjeçari është vëllai i ish-drejtores së Hipotekës së Vlorës, Loreta Alushaj Tozaj.

Ai ishte një sipërmarrës,  pronar guroresh dhe biznesmen me aktivitet ndërtimi në Vlorë. Policia nuk asnjë të dyshuar, për shkak se ende nuk ka arritur të marrë në pyetje të dëmtuarin. Dyshimet paraprake janë se bëhet fjalë për një bombë të aktivizuar me telekomandë.

Ndërkohë mësohet se 48-vjeçari është dërguar për mjekim të specializuar në Tiranë, në spitalin e Traumës, ku sipas Ora News, gjëndja e tij shëndetësore mbetet kritike për jetën.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 16:35, në hyrje të Vlorës pranë një karburanti ka shpërthyer në ecje automjeti i markës Benz.

Si pasojë e shpërthimit ka mbetur i dëmtuar shtetasi A.A, 48, vjeç, i cili ndodhet në sallën e reanimacionit të Spitalit Rajonal Vlorë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave.

Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY