Ridvan Bode, kandidat për Bordin e Bankës së Shqipërisë

Ridvan Bode, kandidat për Bordin e Bankës së Shqipërisë

715
0
Shares

Ish-ministri i Financave i Partisë Demokratike, Ridvan Bode, mund të jetë kandidat për anëtar në Bordin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë. Me gjasa, i propozuar nga qeveria.

Burimet i treguan Top Channel se emri i ish-ministrit demokrat të Financave në kohën kur Sali Berisha ishte kryeministër është një nga kandidatët më të mundshëm që do të paraqitet në Kuvend si pjesë e plotësimit të vendeve në Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Të gjithë anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës zgjidhen dhe emërohen nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë me një mandat 7-vjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje, mbështetur në propozimet e bëra nga Kuvendi për 5 anëtarë dhe nga Këshilli i Ministrave për tre anëtarë.

Të gjithë këta votohen në Kuvend. Aktualisht, janë dy anëtarë të Kuvendit që u ka mbaruar mandati dhe pritet që të zgjidhen gjithsej 6 anëtarë nga të cilët 3 nga qeveria dhe 3 nga Kuvendi, në kohën kur opozita mungon në Kuvend edhe zgjedhjen e kandidatëve në Parlament e bën sërish mazhorancën e vetme që ka edhe shumicën e votave, plot 77 për të votuar kandidatët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY