I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 39-vjeçari në Kurbin, në pranga edhe...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 39-vjeçari në Kurbin, në pranga edhe 3 persona

124
0
Shares

Një 39-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar u vu në pranga në Kurbin.

Igli ( Arban) Malçi, u arrestuar me qëllim ekstradimin në Itali.

“Arrestimi provizor i Igli ( Arban) Malçit u bë pasi Gjykata e Azizzes Itali me vendimin Nr. 1/1 datë 14.12.2003, e ka dënuar me 6 vite e 4 muaj burg për veprën penale ‘Plagosje e rëndë me pasojë vdekjen’ parashikuar nga nenet 575, 577 dhe 582 të Kodit Penal Italian,”-raporton policia.

Ndërsa materialet proçedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin për veprime të mëtejshme.

Unifromat blu gjithashtu arrestuan në Mirditë 3 shtetas që u kapën me rreth 3 kg dhe 20 doza kanabis.

Në pranga ranë:

– Vilson Bushkola, 31 vjeç, banues në Mirditë, i dyshuar si posedues i rreth 3 kg lëndë narkotike cannabis sattiva të cilën e kishte fshehur në një bunkier.

– F.K. 25 vjeç dhe E.M. 28 vjeç, banues në Mirditë, pasi gjatë kontrollit në mjetin e tyre iu gjetën një sasi e vogël lënde narkotike ( 20 doza)

Materialet proçedurale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprën penale ” Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Kurbin – Mirditë Kontrolle për rritjen e parametrave të sigurisë publike Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt shtetit Italian një shtetas i dënuar me 6 vite burg për " Plagosje e rëndë me pasojë vdekjen" Arrestohen në flagrancë 3 shtetas të cilëve u sekuestrohen rreth 3 kg dhe 20 doza lëndë narkotike cannabis sattiva Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë publike, nga forcat policore të Mirditës dhe Kurbinit, janë ushtruar kontrolle me qëllim goditjen e veprimtarive të paligjshme dhe kapjen e personave në kërkim.Si rezultat, u ndalua me qëllim ekstradimi drejt shtetit Italian, i shpalluri në kërkim ndërkombëtar, I. M, 39 vjeç, banues në Kurbin. Arrestimi provizor i tij u bë pasi Gjykata e Azizzes Itali me vendimin Nr. 1/1 datë 14.12.2003, e ka dënuar me 6 vite e 4 muaj burg për veprën penale " Plagosje e rëndë me pasojë vdekjen" parashikuar nga nenet 575, 577 dhe 582 të Kodit Penal Italian. Materialet proçedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin për veprime të mëtejshme.U arrestuan gjithashtu edhe shtetasit: – V. B, 31 vjeç, banues në Mirditë, i dyshuar si posedues i rreth 3 kg lëndë narkotike cannabis sattiva të cilën e kishte fshehur në një bunkier. – F.K. 25 vjeç dhe E.M. 28 vjeç, banues në Mirditë, pasi gjatë kontrollit në mjetin e tyre iu gjetën një sasi e vogël lënde narkotike ( 20 doza) Materialet proçedurale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprën penale " Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike" parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Publiée par Policia e Shtetit sur Vendredi 23 novembre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY