Rrëshqitje gurësh, bllokohet qarkullimi në Levan-Tepelenë

Rrëshqitje gurësh, bllokohet qarkullimi në Levan-Tepelenë

113
0
Shares

Aksi Levan-Tepelenë është bllokuar mëngjesin e sotëm për shkak të rrëshqitjes së gurëve nga skarpatet anësore.

Masivi i gurëve është shembur pranë Poçemit, çka ka detyruar autoritetet të devijojnë lëvizjen.
ARRSH bën me dije se në vend kanë mbërritur kompanitë kontraktore për normalizimin e situatës. Gjithë ata që lëvizin drej jugut duhet të përdorin rrugën e vjetër të Ballshit.

“Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se per shkak te reshjeve intensive te shiut, ne aksin Levan-Tepelene prane Poçemit ka patur rreshqitje masivi guresh ne rruge. Kompanite kontraktore kane mberritur ne vend per te vleresuar situaten dhe zhbllokuar rrugen. Ndersa ne bashkepunim me policine rrugore eshte devijuar qarkullimi dhe mjetet po perdorin rrugen e vjeter te Ballshit”, njofton ARRSH.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY