Kokëdhima: Ajo që po bën qeveria me banorët e Astirit është akt...

Kokëdhima: Ajo që po bën qeveria me banorët e Astirit është akt barbar

171
0
Shares

Kryetari i Partisë “Zgjidhja” Koço Kokëdhima tha se ajo që po ndodh sot në Unazën e Tiranës me ato banorë dëshmon fatkeqësinë e popullit tonë.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në Neës24, Kokëdhima tha se është një sulm i pashembullt fatal mbi ata banorë që janë në të drejtën e tyre.

“Ndërtimet e tyre nuk janë të paligjshme, por si gjithë ndërtimet informale të bëra në 25 vite të shkuara. Ata banorë goditen fatalisht. Janë në të drejtën e tyre për të mbrojtur pasurinë e tyre. Është krim dhe akt çnjerëzor goditja e këtyre banorëve. Ç’ndryshim ka një shtëpi e ndërtuar atje, apo një shtëpi në Transballkanike në Vlorë. Programi i Zgjidhjes është asnjë ndërtim i bërë para vitit 2013 nuk do të shembet. Ndërtimet në Shqipëri, nuk ka pasur mundësi të bëheshin në mënyrë të ligjshme se mungonte kontrolli. Prandaj çështja e atyre banorëve sot është çështje e të gjithë Shqipërisë,” tha Kokëdhima

Do i bashkoheni opozitës?

“Partitë e vjetra janë njësoj si Edi Rama në atë mizori, ata janë atje për kapital politik, kanë bashkëqeverisur bashkë. Ajo pjesëmarrje e opozitës atje vetëm i dëmton ata banorë, vetëm mbështesin Ramën. Ata deputetë që shkojnë atje të shkojnë e të rrinë në heshtje, jo të mbajnë fjalime. Unë u bëj thirrje të gjithë njerëzve të ngrihen në revolt e kryengritje, që ata banorë të mbrojnë me forcë gjakun e tyre. Me këto parti nuk do të ketë zgjidhje, se ata duan ta shtypin popullin tonë. Unë nuk kam ndërtuar me Edi Ramën, kam ndërtuar me kompanitë e mia. Ato çmimet që përdorin, janë hajdutëri e paskrullt.

Tjetër çështje që e kemi në program është se s’mund të bëjmë shpronësime me çmime qesharake, por vetëm me çmim tregu.

Lulzim Basha të mos bëjë fjalë atje, por të rrijë në fund se PD ka bërë të njëjtën gjë. Kur qeveria vihet kundër popullit, kur shteti përdoret për një grup njerëzish, kryengritja e dhunshme dhe e përgjakshme është e ligjshme. Dhe ato policë s’duhet t’i vihen kundër banorëve, por t’i bashkohen atyre,” tha Kokëdhima./News24

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY