Dashamir Shehi kundër Veliajt për Tiranën?/ “Nëse Basha më propozon, pranoj!”

Dashamir Shehi kundër Veliajt për Tiranën?/ “Nëse Basha më propozon, pranoj!”

150
0
Shares

Deputet i PD-së e njëkohësisht kryetari i LZHK-së Dashamir Shehi nuk e ka përjashtuar mundësinë e kandidimit të tij përballë kryebashkiakut Erion Veliaj, në zgjedhjet për pushtetin lokal vitin e ardhshëm.

I ftuar në emisionin 45 minuta në report tv, Shehi ka thënë se nëse Basha do ta propozonte emrin e tij, ai do ta pranonte kandidimin dhe madje, do të bëntë më shumë sesa Veliaj, të cilin e ka quajtur një “nxënës”

“Do ta gjykojmë kur ti vijë koha. Do e flasim. Jo unë nuk e përjashtoj. Unë gjykoj se bashkia e Tiranës ka funksion politik, për hir të eksperiencës do t’i bëja më mirë punët. A do e shtyjmë Ramën tutje? Po, për këtë arsye do e pranoja. Halim Kosova ishte burrë i mirë, kandidatura duhet të jetë politike. PD ka vënë personazhe të pavlera ndaj ka humbur. Janë zgjedhje politike. Kaq. Personazhi më i rëndësishëm politik duhet të ishte sot. Vumë një burrë të mirë, por na duhet një politikan. Nëse Basha do të bëjë politikë duhet të merret me personazhe politikë. Megjithatë kjo është premature, s’ka rëndësi fare.

 Do jepja këshillë që Basha, falë zotit, edhe falë mediave. S’ka nevojë ta zgjedhin seksionet kryetarin, mjaftojnë disa sondazhe. Basha bazohet tek sondazhet, që prej 10 vitesh. Nuk përjashtoj asnjë mundësi që i jep shans këtij vendi të shtyjë jashtë regjimin e Edi Ramës. Pse është më i fortë Veliaj? Unë them se ky është personazh negativ, më negativi. Sa ka ai jetë, unë i kam punë. Ai është nxënës, s’ka çfarë më mëson.”-tha Shehi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY