FOTO/ Strategjia e PS-së për zgjedhjet, zbulohet dokumenti sekret

FOTO/ Strategjia e PS-së për zgjedhjet, zbulohet dokumenti sekret

105
0
Shares

Nga selia qëndrore ka dalë një dokument i cili instrukton kandidatët për deputetë se si të sillen në fushatë për të marrë sa më tepër vota dhe në rast se opozita nuk hyn në zgjedhje se si të rrisin pjesëmarrjen në votime.
“Rruga drejt fitores”-“Për Shqipërinë që duam” është dokumenti që shtjellon qartë mesazhet kryesore që duhet të recitojnë kandidatët për deputetë dhe mbi të gjitha kryemesazhi: Do të bëjmë për punësimin atë që bëmë për drejtësinë,-raporton lapsi.al.
Ajo që bie në sy është se fushata e socialistëve do të mbështetet në kontrastin me PD. Dhe më e çuditshmja është se e njëjta politikë do të ndiqet edhe nëse PD nuk do të marrë pjesë në zgjedhje. Pra kandidatët socialistë do të përballen me një armik që mungon me këto argumenta kryesore.
Në dokument zbulohet se kush synohet të jetë targeti kryesor i fushatës së PS. Këtu bie në sy se synohet të rekrutohet shtresa e qytetarëve, kryesisht në moshë të re. Këtu bën pjesë ai brez i elektoratit që çmojnë Ramën me dyfishin e Bashës dhe që nuk e quajnë mëkat se zgjedhet mund të zhvillohen edhe pa PD. Pra këtu strategjia duket e qartë: Kjo do të jetë një fushatë ku PS, nuk do të synojë vetëm vota por edhe pjesmarrje tejet të lartë, në mënyrë që bojkoti i PD, mos i shndërrojë zgjedhjet në qesharake dhe me fare pak njerëz.
Për sa i përket mesazhit, këtu nuk ka ndonjë të papritur. Thelbi i tij do të përbëhet nga slloganet që ka përsëritur Rama në takimet me të rinjtë. Dhe fokusi kryesor i mesazheve që sërish duan të godasin indiferencën. Mërzitjen dhe lodhjen e qytetarëve, për t’i tërhequr ata drejt kutive të votimit do të jetë: “Nuk jemi të gjithë njësoj, ne nuk jemi si PD”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY