Përcillen për në banesën e fundit tre 15-vjeçarët e aksidentuar në Greqi,...

Përcillen për në banesën e fundit tre 15-vjeçarët e aksidentuar në Greqi, bashkia 3 ditë zie

245
0
Shares

Bashkia greke e qytetit Kyparissia ka vendosur të shpallë tre ditë zie për tre vogëlushët që humbën jetën në aksidentin e rëndë që ndodhi më 19 nëntor. Mes viktimave është edhe 15-vjeçari shqiptar Enriko Buzani, i cili u përcoll ditën e sotme për në banesën e fundit.

Me trëndafila të bardhë dhe mes lotësh, në ceremoninë mortore morën pjesë familjarë, miq, shokë të klasës dhe banorë të komunitetit. Ndërsa dy adoleshentët e tjerë, Niko Trialona dhe Kristo Mertai u përcollën për në banesën e fundit një ditë më parë.

Tre shokët e klasës udhëtonin me makinë kur u përplasën me një mjet tjetër dhe humbën jetën për shkak të dëmtimeve të rënda. Sipas mediave greke, 15-vjeçari Buzani kishte marrë pa leje makinën e të atit dhe kishte dalë xhiro me miqtë e tij.

Të tre adoleshentët ishin lojtarë të klubit të futbollit “Kyparissia” dhe konsideroheshin talente. Familjet e tyre jetojnë prej vitesh në Greqi dhe gëzojnë respektin e komunitetit ku banojnë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY