Vasili nxjerr fotot: Ja çfarë u bëhet banorëve të Astirit pa dalë...

Vasili nxjerr fotot: Ja çfarë u bëhet banorëve të Astirit pa dalë ende asnjë vendim për prishjen e banesave

196
0
Shares

Petrit Vasili  ka bërë publike disa foto në të cilat shihen punonjësit e ARRSH  të cilët po ngjyrosin me spraj banesat që do të shemben nga zbatimi i projektit.

Kryetari i Grupit Parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili në një deklaratë për mediat u shpreh se dhe pse e mohuan se kishin ndërhyrë apo shkuar tek banesat e tyre, në fakt pamjet tregojnë të kundërtën.

 Ja ku ka qenë, në shtëpitë e qytetarëve. Janë edhe me spraj në dorë. Përse duhet spraj? Do pyeste me shumë të drejtë teleshikuesi që na ndjek. Ja ku i keni zotërinjtë me spraj në dorë.”- shprehet Vasili.

Më tej ai deklaron se: sprajti duhet pasi ky naziskini i ri, i cili për fat të keq ka uzurpuar qeverisjen e vendit, keni përpara syve tuaj damkosjen me vulë të kuqe të dyerve, si dikur nazistët në dyert e hebrenjve.

FOTOT

DEKLARATA E PLOTË

Për megahajdutërinë e qeverisë tek Unaza e Re, do të përvijojmë me fakte të tjera skandaloze të detyruar edhe pas deklarimeve provokative, të ulëta për sa i takon nivel shoqëror dhe politik të Kryeministrit, i cili u demonstrua sot as më shumë e as më pak, një provokatori ordiner në krizë, pasi lukunia e hajdutëve ndjen që po u preken interesat e tyre dhe tashmë hajdutëria është në sytë e publikut.

Ky, kryetar i lukunisë së hajdutëve, quhet Edi Rama. S`ka emër tjetër, jam i detyruar dhe të më ndjejnë qytetarët, por nuk e përcaktoj dot ndryshe këtë njeri, i cili po ndërton antishtetin në Shqipëri, pa u marrë ende  as leje zhvillimit të territorit e të tjera, pasi merr nga KRTSH-ja i Republikës apo Këshilli Kombëtar i Territorit leje, leja merret në datën 20. Kjo është data 20 e lejes.

Ditë më parë, megjithëse mohuan pafundësisht se çfarë u kishin bërë qytetarëve, u kishin shkuar t`i paralajmëronin, u soll si naziskin  me ta  dhe po u demonstroj se çfarë u ka bërë ky qytetarëve ende pa dalë herët, pa pasur asgjë në rregull, pa pasur vendim të këshillit të ministrave, siç pretendon ministri e të tjerë, qytetarët nën plaçkitjen, nën dhunën e tij, nën dhunën e rrëmbimit të 40 milionë eurove për 2.2 kilometra, kanë qenë në shtëpitë e qytetarëve. Ja ku ka qenë, në shtëpitë e qytetarëve. Janë edhe me spraj në dorë. Përse duhet spraj? Do pyeste me shumë të drejtë teleshikuesi që na ndjek. Ja ku i keni zotërinjtë me spraj në dorë.

Sprajti duhet pasi ky naziskini i ri, i cili për fat të keq ka uzurpuar qeverisjen e vendit, keni përpara syve tuaj damkosjen me vulë të kuqe të dyerve, si dikur nazistët në dyert e hebrenjve. Ky damkos me kryq të kuq shtëpitë e qytetarëve të ndershëm, gjakun dhe djersën e tyre, i trajton ata tamam si naziskinët dikur dhe ky hajdut dhe i çmendur njëherazi, del dhe vret dhe bën moral me antishtetin e tij. Megjithatë qytetarët duhet të jenë akoma më të qartë se më parë dhe seç ndodh me megahajdutërinë.

Dje u kam dhënë shembuj pafund qytetarëve se sa kushtonte rruga Fier-Vlorë. U kam shpjeguar qartë se sa kushtonte rruga Levan-Tepelenë. U kam shpjeguar disa bypasse, atë të Fierit, atë të Vlorës, e Rrogozhinës, etj. Sot po u jap shembuj të tjerë qytetarëve që të kuptojnë se çfarë hajduti kanë në krye të qeverisë.

Shoqata Amerikane e Ndërtimit të Rrugëve dhe Transportit për vitin 2017, jep çmimet zyrtare të autostradave të reja amerikane të një niveli që sigurisht nuk i bën as Edi Rama dhe as kërkush tjetër në Shqipëri. Sa është çmimi? Çmimi varion nga 1.8 në 2.7 milion euro për kilometër. 2.7 milion është maksimumi i çmimit për kilometër një autostradë e re në SHBA, por rruga që përmirëson Edi Rama bën 19 milion e kusur euro.

Më ndiqni të nderuar qytetarë. Maksimumi i një autostrade të re në SHBA kushton 2.7. Këtij kryehajduti i bën 19 dhe del e gënjen njerëzit atje. Për të kuptuar se çfarë hajdutërie është, po marr me mirëkuptim dhe po huazoj një përllogaritje shumë të bukur të bërë nga një përfaqësues i nderuar i Shoqërisë Civile, z. Edi Shabani, i cili thotë: Një unazë floriri 6 cm kushton deri në 500 euro. 6 cm asfalt me çmimet e Edi Ramës kushton 1092 euro. Dyfishin e floririt na kushton asfalti i Edi Ramës. Këto janë shifrat, nuk janë të opozitës, nuk janë të Petritit, janë atje.

Pra ç’na binte qytetarë, edhe ta bënim me florinj do na binte më lirë sesa me asfaltit e Edi Ramës. Ky hajdut dhe i çmendur që ka marrë pozicionin e çelësit kopil, pra çelës kopil që hap çdo derë, ky bën piktorin ambulant, ky bën kërcënuesin dhe kriminelin, ky bën inxhinierin, ky bën filozofin, ky flet për shkencën, ky flet për naftën, pre e vetmja gjë që ky flet saktë është hajdutëria.

Prandaj çdo ditë të nderuar qytetarë që ne kemi dhe që vazhdon të jetë ky njeri në pushtet, asfalti do na kushtoje dyfishin e floririt autostradat tona do kushtojnë shtatëfishin e autostradave amerikane dhe ky i panginjur nuk do të qetësohet në çmendurinë e tij pasi çmenduri, padituri dhe krim të bëra bashkë, kjo është një fatkeqësi shumë e madhe për Shqipërinë, dhe çdo ditë që ky qëndron në pushtet do na duhet një ditë më shumë nesër për të vendosur në vend shtetin e tronditur, shtetin e zhbërë, antishtetin, i cili çdo ditë grabit qytetarët dhe njëherazi të nderuar qytetarë u vë damkën e kuqe si dikur nazistët hebrenjve, nazisti i ri ua vë qytetarëve shqiptare.

Këto janë të vërtetat, e ftohta, e qarta që nuk ka nevojë për komente të gjata dhe për këtë arsye shprehja e madhe e shkrimtarit çek Julius Buchinsky “Njerëz jini vigjilent”, është më aktuale se kurrë, sot.

Ju faleminderit të gjithëve!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY