ARRSH jep sqarime mbi kostot e projektit të Unazës së Re: Spekullime...

ARRSH jep sqarime mbi kostot e projektit të Unazës së Re: Spekullime të qëllimshme, ja sa kushton

246
0
Shares

Autoriteti i Rrugor Shqiptarë me anë të një deklarate për mediat ka bërë të ditur gjithë  koston e projektit për “Rehabilitimi i Segmentit rrugor Pallati me Shigjeta-Sheshi Shqiponja Lot1, 2 dhe 3”.

Sipas saj, deri tani është spekuluar me qëllim dezinformimin e opinionit publik.

Njoftimi i plotë

Duke marrë shkas nga spekulimet publike, amatoreske dhe të qëllimshme të disa eksponentëve politike lidhur me koston e projektit “Rehabilitimi i Segmentit rrugor Pallati me Shigjeta-Sheshi Shqiponja Lot1, 2 dhe 3”, Autoriteti Rrugor Shqiptar sqaron:

I gjithë dokumentacioni në funksion të projektit është bërë publik dhe ekziston i shpallur në faqen zyrtare të Agjencisë së Prokurimit Publik. Fatkeqësisht, në mënyrë të qëllimshme asnjë nga ata që spekulojnë me synim dizinformimin e opinionit publik nuk i referohet dokumenteve për të parë se çfarë parashikon projekti dhe kostot përkatëse për çdo zë.

Projekti për objektin “Rehabilitimi i segmentit rrugor Pallati me Shigjeta – Sheshi Shqponja” Lot 1, 2 dhe 3 përfshin sa vijon:

2.3 km rrugë kategoria A Urbane

Karakteristika:

Korsi kalimi 2 x 3.75m

Korsi emergjence 3m

Pjesa e trafikndarëses me panelin antizhurmë 0.5m

Brez i gjelbërt i mesit (trafikndarësi) 1.8m

2 Bankina 0.7m

4.68 km rrugët e shërbimit “Kategoria F”

Karakteristikat:

2 korsi me dy sense 3.5m + 2 bankina 0.5m

Brez i gjelbëruar 1m

5 km trotuare 2.5m

5 km korsi biçikletash 2.5m

Nënkalime këmbësorësh

Ndriçim i rrugëve Kategoria Urbane A

Ndriçim i rurgëve Kategoria F

Punimet e drenazhimit dhe kullimit

Veprat infrastrukturore inxhinierike:

Loti 1

Mbikalimi Sheshi Shqiponja

Nënkalimi Sheshi Shqiponja

Mbikalim Nr.1

Lot 2

Nënkalim Lana, Nënkalim Astir

Lot 3

Mbikalimi Nr.2

_Vetëm veprat e artit infrastrukturore mbikalime/nënkalime në rrugët e Kategorisë A dhe ato të kategorisë F në këtë projekt kanë vlerën 4.4 miliard lekë ose thënë ndryshe 74.7% të totalit të kostos.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY