Lleshi viziton efektivët e plagosur në spital, mesazh për qytetarët: Policia do...

Lleshi viziton efektivët e plagosur në spital, mesazh për qytetarët: Policia do kryejë detyrën

259
0
Shares

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi ka vizituar 6 efektivët e policisë të cilët janë shtruar në Spitalin Ushtarak, pasi mbetën të plagosur gjatë protestave të dhunshme para Parlamentit.

Në fjalën e tij, Lleshi u shpreh se është jo normale të ngresh dorë mbi policinë e shtetit duke rikujtuar se situata të tilla nuk do të përsëriten më.

Lleshi, gjithashtu përmendi se ka dhe përfaqësues politikë të cilët kanë goditur mbi efektivët e policisë, duke i insipiruar sipas tij, të jenë të papërgjegjshëm. Kjo le të nënkuptojë se ai i adresohet opozitës, e cila është gjendur gjithmonë pranë banorëve në protestat e tyre.

Ministri ka falenderuar efektivët për shërbimin e tyre dhe ndërkohë ka shprehur solidaritetin dhe përkrahjen e tij në vijim. Ministri ndërkohë dha dhe një mesazh për  qytetarët të kuptojnë se policia do të kryejë detyrën ndaj çdo individi, në rastin konkret edhe ndaj atyre të Unazës së Re.

Kujtojmë se nga protesta mbetën të plagosur dhe shumë qytetarë, ku njeri prej tyre ishte i shtruar në spitalin ku dhe ministri ishte i pranishëm. Fax News (kliko për detaje)shkruan se janë dy prej banoreve të zonës së Astirit të cilat ndodhen në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në kryeqytet, për shkak se kanë mbetur të lënduara në protestë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY