Rama gjen kohë të ‘tallet’ me kërcënimin e Salianjit: Larg qoftë ti...

Rama gjen kohë të ‘tallet’ me kërcënimin e Salianjit: Larg qoftë ti ndodhë gjë, është shpirti i protestës

202
0
Shares

Kreu i qeverisë Edi Rama ka gjetur dhe kohë mes të tjerash për të folur dhe për kërcënimin ndaj deputetit të PD Ervin Salianji.

Teksa po fliste për protestat dhe pasi i quajti banorët sërish zaptuesë, kryeministri u ndal dhe tek deputeti Ervin Salianji, të cilin e quajti dhe shpirtin e protestës.

Do marr armët thotë Beni, për të mbrojtur biznesin që e kanë shpikur vetë bashkë me Ramadanin, që nuk e dinin që kishte dhe një biznes oligarkësh, në këtë rast solidaritet edhe për atë si e ka emrin Salianjin, që larg qoftë që ti ndodhi gjë. Nuk ka kuptim protesta pa thirrjet Ervin Ervin ti je gjallë”, u shpreh Rama.

Së fundmi, ka qarkulluar lajmi nëpër media se deputeti Salianji kishte marrë një letër kërcënuese nga burgu i Fushë-Krujës.

I burgosuri shprehetJ se quhet Agim, ndërsa shkruan: “Zoti Ervin, ju do të qëlloheni me snajper nga 38-vjeçari Dorian Duli, ish-punonjës i Policisë, me origjinë nga Parrruca Shkodër, i liruar nga burgu më 21/ 01/ 2016”.

Në letrën në fjalë thuhet më tej ky person në bashkëpunon me anëtarë të bandës së Lulzim Berishës. Të njëjtat burime bëjnë me dije se zarfi me letrën ku jepen detaje nga atentati i supozuar, ka mbërritur në adresën e deputetit demokrat në datën 31 tetor 2018, në selinë e PD.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY