Banorët e Astirit zhvendosin sot protestën para Parlamentit, reagon Rama: Zaptues profesionistë

Banorët e Astirit zhvendosin sot protestën para Parlamentit, reagon Rama: Zaptues profesionistë

101
0
Shares

Banorët e Astirit do të vijojnë të dalin në protestë dhe gjatë ditës së sotme. Ata kanë njoftuar me herët se do të zhvillojnë protestën para godinës së Parlamentit.

Ndërkohë, vjen një reagim nga kryeministri Edi Rama, i cili do të jetë dhe i pranishëm në seancën parlamentare. Në rrjetet sociale, Rama shkruan se nuk tërhiqet nga plani për ndërtimin e Unazës së Re, duke i quajtur sërish, zaptuesë banorët e kësaj zone.

Ata që e quajnë veten në “proces legalizimi”, janë shfaqur edhe një kategori e panjohur më parë e zaptuesve profesionistë të trojeve publike a private, ju siguroj se s’ka asnjë shans që paligjshmëria të dëmshpërblehet me taksat tuaja”, shkruan Rama.

Banorët kundërshtojnë projektin e Unazës së Re, duke kërkuar dëmshpërblim me vlerën e tregut. Ndërsa Rama është i vendosur për të vijuar me projektin duke filluar me shembjen e godinave, ministri Damian Gjiknuri ditën e djeshme zbuti tonet, ku i bindur, tha se nuk do ketë shembje të ndërtesave pa vkm për shpronësim. Ai gjithashtu bëri me dije se do të ketë vlerësim financiar për çdo objekt që prishet dhe do të marrin shpërblim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY