VIDEO+18/ STOP sjell të tjera dëshmi rreth Shefqetit, që të shëron përmes...

VIDEO+18/ STOP sjell të tjera dëshmi rreth Shefqetit, që të shëron përmes seksit

379
0
Shares

Emisioni invetigativ ‘Stop’ ka sjellë të tjera dëshmi rrëqethëse rreth të ashtuquajturit shëronjësi Shefqet, i cili prek meshkujt në organet gjenitale.

Përmes pamjeve të kamerave të fshehta, “Stop” zbuloi se “shëruesi” Shefqet prekte burrat në pjesë intime dhe çdo hall të tyre ai pretendonte se e zgjidhte përmes forcës seksuale të burrave.

Stafi i programit ka mundur të sigurojë dëshmi për abuzimet e Shefqetit, që mesa duket vijojnë prej dekadash. Një qytetar që jeton në Itali, ka gjetur kurajon të rrëfejë eksperiencën e tij disa vite më parë.

Tek “shëruesi” Shefqet, shqiptari që jeton në Itali, kishte shkuar së bashku me të ëmën për një problem familjar që kishin, dhe jo personal.

Edhe në këtë rast, “shërues” Shefqeti kishte nxjerrë jashtë të ëmën e qytetarit dhe nisi të prekte djalin nga pjesët intime. Edhe pse kjo nuk kishte asnjë lidhje me hallin e tyre.

Në një komunikim me gazetarin dhe drejtuesin e ‘Stop’ Saimir Kodra, ky qytetar rrëfeu gjithashtu se atë skenë e kishte të vështirë ta harronte për disa kohë.

Saimir Kodra: Për çfarë më kërkove të bëjmë këtë lidhjen telefonike në Skype?

Qytetari: Në radhë ta parë faleminderit që pranuat kërkesën time, thjesht doja të dëshmoja me dëshminë time personale një eksperiencë dramatike që kam përjetuar me personazhin që transmetuat mbrëmë. Shpresoj që organet kompetente të veprojnë. Isha tek ky për një eksperiencë personale që në 2005 dhe mbaruam punë për 5 minuta. Na tha do bëj ashtu, do bëj kështu. Pastaj, 5 minuta i tha mamit dil jashtë se kam punë me çunin.

Saimir Kodra: Ndërkohë, ju kishit vajtur për problem tjetër familjar, jo për punën tënde.

Qytetari: Po, për njerëz të tretë, jo për ne që ishim prezent aty. Dhe unë thjesht bëja punën e shoferit, duke dërguar mamin që po fliste me të për problemin tonë familjar. Dhe tha rri këtu, e më ngriti në këmbë e më tha: “Do të provoj të të paralizoj këmbë e duar ta shikosh forcën time”. Faktikisht më hyri frika dhe pastaj tha “po e shof që qenke çun i ri, po jeton në Itali, shkon pas femrave, ke epsh, ta ndal unë epshin ty”. Uli, tha, pantallonat. Më preku siç bëri të njëjtat gjëra që bëri mbrëmë.

Arrita disi të shkëputem, por faktikisht kohën më të madhe e ka kaluar me mua se me familjarët e mi që ishim për problemin tim. Ka qenë vështirë për ta kaluar faktikisht, por kemi qenë të rinj dhe shyqyr Zotit ka kaluar ajo punë. Kur pashë mbrëmë u ndjeva sikur të isha atë ditë aty. Faktikisht nuk më ka ikur nga mendja për disa kohë shumë të gjata. Se më ngelte mendja, aty, thoja çfarë më bëri ky. Mos po më bën ndonjë magji. Unë nuk besoj shumë në fakt në këto gjëra, por kur pashë pamjet e vilës që kishte krijuar ky me ato Lekë, përveç krimeve që bën personale, ka dhe një zhvatje nga personat, nga Lekët që iu merr. Jam në Itali me familjen time.

Mbrëmjen e djeshme, emisioni “Stop” publikoi pamje se si “shëruesi” Shefqet prekte burrat nga pjesët intime, duke pretenduar se çdo problem ai e zgjidhte përmes forcës së tyre seksuale. Ndërsa grave ai u jepte këshilla në copa të vogla letrash me shkrime të pretenduara në gjuhën arabe, për të zgjidhur çdo hall. /tvklan.al.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY