Deputeti i LSI paralajmëron qeverinë: Shembja e banesave te Astiri, vetëm mbi...

Deputeti i LSI paralajmëron qeverinë: Shembja e banesave te Astiri, vetëm mbi trupat tanë

116
0
Shares

Nëse preken shtëpitë e banorëve të Astirit, atëherë do të ketë përshkallëzim të protestave.

Paralajmërimi është bërë nga deputeti i LSI Endrit Braimllari, i ftuar në emisionin “Intervista e Ditës”, ku ka komentuar situatën e tensionuar të qindra familjeve, banesat e të cilëve preken nga projekti i Unazës së Re.

Sipas Braimllarit, projekti i Unazës së Re është një tjetër aferë korruptive e qeverisë, ndërkohë që dëmshpërblimi i banorëve është i garantuar me ligj.
Por cila do të jetë lëvizja e opozitës në momentin që do të nisë shembja e këtyre banesave?

Prej më shumë se dy javësh, banorët e Astirit vazhdojnë protestat e tyre, duke u shprehur se nuk do të largohen nga banesat, nëse nuk marrin dëmshpërblimin me vlerë reale nga qeveria./gsh

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY