Ministria e Shëndetësisë, pengon mjekët shqiptarë për të emigruar në Gjermani

Ministria e Shëndetësisë, pengon mjekët shqiptarë për të emigruar në Gjermani

189
0
Shares

Një marrëveshje mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Urdhrit të Mjekut duket se po ndalon mjekët që duan të shkojnë në Gjermani. Certifikata e sjelljes së mirë, ndër dokumentet kryesore për mjekët që shkojnë jashtë, është vendosur të mos jepet më nga Urdhri i Mjekut për personat që janë në kontratë pune, duke penalizuar kështu punësimin e mjekëve jashtë vendit.

Një kontratë pune, bëhet shkak që mjekët të mos shkojnë më drejt Gjermanisë.

Urdhri i Mjekut ka vendosur të mos lëshojë certifikatën për sjelljen e mirë për të gjithë ata që janë në marrëdhënie pune.

Një dokument i tillë më parë lëshohej pa e patur si kusht kontratën, por duket se kjo mënyrë është menduar si zgjidhje për të ndaluar hemoragjinë e mjekëve jashtë vendit.

Certifikata e sjelljes së mirë është ndër dokumentet kryesore që i nevojitet mjekëve për të shkuar në Gjermani apo në vende të tjera për punësim.

Më herët Ministria e Shëndetësisë njoftoi se do të merren masa në përmirësimin e kushteve për mjekët, duke përmendur edhe rritjen e pagave, por jo penalizimeve.

Ky kusht për mosdhënien e dokumentit kryesor për largimin dhe punësimin e mjekëve jashtë vendit, duket se do të mbajë peng shumë prej atyre që kanë planifikuar apo nisur procedurat për largim.

Ndërkohë, referuar të dhënave më të fundit, nga 240 mjekë që janë diplomuar këtë vit, mbi 100 prej tyre kanë synimin e punësimit jashtë vendit.

Çdo vit nga Shqipëria largohen rreth 150 mjekë, ndërsa në Gjermani, vitet e fundit janë punësuar 520 mjekë

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY