Aktorja flet për ish-të dashurin abuziv: “Nxorra thikën për tu vetëmbrojtur…”

Aktorja flet për ish-të dashurin abuziv: “Nxorra thikën për tu vetëmbrojtur…”

102
0
Shares

Aktorja e njohur Jada Pinkett Smith ka zbuluar diçka më shumë rreth jetës së saj të mëparshme ku rrezikonte jetën nga lidhja me një mashkull abuziv.

Gjatë një bisede në shfaqjen e saj për dhunën fizike dhe marrëdhëniet e këqija, Jada tha: “Unë kam qenë në një lidhje të tillë që ishte emocionalisht abuzive. Mendoj se dhuna është përhapur shumë.”

Ndërsa fliste për eksperiencat e së kaluarës ku kishte nevojë të mbronte veten, aktorja i tha nënës së saj: “Ti e mban mend atë incidentin që kisha me një djalë ku duhet ti drejtoja thikën?”

47-vjeçarja shpjegoi se kishte dalë për darkë me ish-të dashurin, por ai kishte konsumuar shumë alkool dhe gjatë rrugës për shtëpi u bë agresiv.

“Faleminderit zotit e dija si të dilja jashtë makinës dhe të shkoja në shtëpi. E mbaj mend kur vrapova, nxorrja një thikë të madhe nga kuzhina dhe e fsheha në dhomën e djalit të tij. Nuk do e harroj kurrë. E dëgjova që po vinte nga korridori për në dhomën e djalit dhe nuk hezitova ti nxirrja thikën. I thashë mos mu afro. Ai më tha një frazë që thuhet shpesh në filma, ‘Ti mendoje se unë do të të lëndoja? Nuk do ta bëja kurrë këtë’”, përfundoi Jada.

Megjithëse nuk e tregoi si përfundoi incidenti, aktorja falnederoi Spike Lee që e shpëtoi nga ajo lidhje duke i ofrua një rol në filmin “Girl 6”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY