Rama i ashpër me banorët e Astirit, Gjiknuri zbut tonet: Nuk prishen...

Rama i ashpër me banorët e Astirit, Gjiknuri zbut tonet: Nuk prishen ndërtesat pa VKM shpronësimi

341
0
Shares

Kryeministri Edi Rama, por dhe ministri Damian Gjiknuri janë ndalur tek projekti i Unazës së Re e cila parashikon dhe shembjen e banesave të qindra banorëve në atë zonë. Ky është bërë dhe shkaku që prej 17 ditësh, këta banorë protestojnë, duke kërkuar dëmshpërblim me vlerën e tregut.

Teksa kryeministri gjatë takimit dhe bisedimit me qytetarët në kuadër të platformës së bashkëqeverisjes, deklaroi se banorët janë bërë gazi i botës me këtë protestë, sa kohë që ndërtimet e tyre i kanë bërë në mënyrë të paligjshme, dhe as nuk mund të kërkojnë dëmshpërblim në 100% të vlerës.

Sipas Ramës banorët janë duke abuzuar shumë me pretendimet se banesat e tyre janë në proces legalizimi, ndërsa arsyet e mosdhënies së certifikatës së pronësisë për ta janë të bazuara qartësisht në ligj.

Por, ministri i Infrastrukturës, ka tentuar të zbusë tonet dhe të jetë paksa më i qetë sesa kryeministri i tij. Gjiknuri gjatë raportimit në komisionin e medias, tha se nuk do ketë shembje të ndërtesave pa vkm për shpronësim. Ai gjithashtu bëri me dije se do të ketë vlerësim financiar për çdo objekt që prishet dhe do të marrin shpërblim.

”Tendenca për të penguar punimet është një proces i pisët politik. Të bashkëpunojnë me ARRSH dhr Bashkinë. Çdo objekt do të ketë një vlerësimin sipas ligjit, do të ketë një dëmshpërblim real financiar.

Të gjithë banorët që kanë pretendime apo dokumente të shkojnë te zyrat e hapura të ARRSH. Pyetja që bëjnë dhe m’u dha rasti që ta jap këtë sqarim pa dalë lista e ministrisë e shpronësimeve nuk do të ketë akoma një dëmshpërblim real“, u shpreh Gjiknuri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY