Gjiknuri shtyn afatin e dhënë nga Rama: Rruga Tiranë-Elbasan përfundon në pranverë

Gjiknuri shtyn afatin e dhënë nga Rama: Rruga Tiranë-Elbasan përfundon në pranverë

121
0
Shares

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikes, Damian Gjiknuri ndryshe nga kryeministri Edi Rama, ka zbuluar se rruga Tiranë-Elbasan do të përfundojë brenda pranverës së vitit të ardhshëm.

I pranishëm në Komisionin e Ekonomisë nga ku po diskutohet buxheti, ai  ka deklaruar se  rruga mund të hapet deri në fund të muajt janar të vitit të ardhshëm, ndërkohë që përfundimi i të gjithë projektit mund të shtyhet për disa muaj.

Në fund të shtatorit , parlamenti aprovojë kredinë për këtë rrugë. Në tetor ka nisur me ritme të kënaqshme. Deri në fundin e janarit do të jetë e kalueshme në njërin krah. Afati është dhjetori, por mund të ketë edhe shtyrje disa mujore, sepse kjo varet edhe nga kushtet atmosferike. Si përfundim i veprës mund të them se pranvera e vitit të ardhshëm”, tha ai.

Por kryeministri Edi Rama më parë deklaroi të kundërtën, i vendosur dhe i bindur se gjithë projekti do të përfundonte në dhjetor, në afatin që mesa duket nuk do të jetë muaji i funditi këtij viti, por pranvera e ardhshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY