FOTO/Prej 4 muajsh kërkonte gjak, Meta mban premtimin, i ofron ndihmë gruas...

FOTO/Prej 4 muajsh kërkonte gjak, Meta mban premtimin, i ofron ndihmë gruas në Lushnjë

144
0
Shares

Presidenti Meta i është përgjigjur lutjeve dhe thirrjeve të një gruaje nga Lushnja e cila vuan nga talasemia, rasti i të cilës u bë publik në emisionin “Fiks Fare”. Zonja Dedej kërkonte gjak në spitalin e Lushnjës “Ihsan Çabej” por mjekët pretendonin se nuk ka dhe se duhet të gjente vetë një dhurues për ta ndihmuar.

Gruaja kërkonte ndihmë për të marrë sasinë e nevojshme të gjakut, gjë për të cilën presidenti ka menduar. Ky i fundit ka zhvilluar një takim me Lefteri Dedejn nga fshati Konjati, e cila tregoi se prej 4 muajsh kishte marrë vetëm një qese gjak.

Presidenti Meta e mbajti premtimin, duke bërë të mundur që  zonja të shkonte drejt një klinike private ku u organizua një seancë për dhurimin e gjakut nga studentë dhe të rinj për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve të Lushnjës që kanë nevojë.

Pasi u njoh me rastin në fjalë Meta fillimisht nëpërmjet kabinetit të tij kontaktoi drejtuesit e emisionit dhe premtoi se në kuadrin e “Aleancës për Dhurimin e Gjakut” shumë shpejt do të organizonte një seancë dhurimi gjaku për t’i shkuar në ndihmë jo vetëm zonjës Dedej, por edhe të gjithë atyre banorëve në këtë bashki që kanë nevojë për gjak.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY