Humbet Rusia, kush e merr drejtimin e INTERPOL-it

Humbet Rusia, kush e merr drejtimin e INTERPOL-it

161
0
Shares

Interpoli ka zgjedhur presidentin e saj Kim Jong-yang nga Korea e Jugut, duke lënë prapa pretendentin kryesorin rus, i cili ishte akuzuar për keqpërdorimin e sistemit më të rëndësishëm të arrestimeve ndërkombëtare të policisë.

Z. Kim u zgjodh nga 194 shtetet anëtare të Interpolit në një takim të kongresit të saj vjetor në Dubai.

Ai mundi Alexander Prokopchuk të Rusisë, i cili mendohej se do të fitonte.

Gjithsesi, ditëve të fundit kishte zëra që flisnin se  z. Prokopçuk do të përdorte rolin për të sulmuar kritikët e presidentit rus Putin.

Zgjedhjet vijnë si pasojë e  zhdukjes së ish-presidentit të Interpol Meng Hongwei, i cili u mendohet se është në Kinë , informacion që vjen që prej shtatorit. Pekini që atëherë ka konfirmuar se është arrestuar dhe është duke u hetuar për marrjen e ryshfetit.

Z. Kim do të shërbejë gjatë dy viteve të mbetura të mandatit të zotit Meng.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY