Deputeti mbështet fëmijet në nevojë, reagon për Hysenin: Nëse ka ndërgjegje, të...

Deputeti mbështet fëmijet në nevojë, reagon për Hysenin: Nëse ka ndërgjegje, të japë dorëheqjen

93
0
Shares

Deputeti demokrat Agron Shehaj njihet për kontributin e tij lidhur me fenomene të ndryshme dhe është vlerësuar gjithmonë për ndihmën e tij ndaj njerëzve në nevoj apo në startimin e nismave sic është ajo e fundit, kurse falas për të rinjtë në disa fusha.

Së fundmi, ai ka një reagim për deputetin Alket Hyseni, lidhur me përdorimin e fjales ‘autik’, i cili solli reagime të forta.

Deputeti shkruan se u ndje i neveritur që Hyseni nuk e di çfarë është autizmi sepse kurrë nuk ka njohur prindër apo njerëz që përballen çdo ditë me këtë fenomen.

Ja reagimi i plotë i deputetit:

E dini cili është çmimi më i bukur që kam marrë gjatë gjithë karrierës sime në biznes e politikë? Vlerësimi nga komuniteti i personave me sindromën Doën, dhënë nga Organizata Ndërkombëtare e Sindromës Down për kontributin tim për fëmijët me sindromën Doën të Fondacionit @Doën Syndrome Albania.

Si kontribues i hershëm i këtij fondacioni, si deputet, si qytetar, por edhe si baba, ndiej detyrën të reagoj ndaj gjuhës fyese e denigruese të deputetit Alket Hyseni.
Hyseni përdor gjendjen e të prekurve nga autizmi si formë fyese.

U ndjeva i neveritur. Jam i sigurtë që Hyseni nuk e di çfarë është autizmi, nuk e ka takuar kurrë një fëmijë në spektrin e autizmit apo me sindromën Doën dhe s’ka njohur kurrë dy prindër që luftojnë në mënyrë të vazhdueshme, për të ndryshuar mendësi si kjo e tij.
Pikërisht për këtë, ai duhet sot, së paku, të kërkojë ndjesë. Dhe, nëse i ka mbetur ndopak ndërgjegje, të japë urgjent dorëheqjen.
Nëse vendin e Hysenit do e zinte një person me aftësi të kufizuara, politika do dilte e fituar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY