Çështja e Lazaratit, tensione tek Krimet e Rënda, familjarët e të akuzuarve...

Çështja e Lazaratit, tensione tek Krimet e Rënda, familjarët e të akuzuarve godasin gazetarët dhe gjyqtarët

242
0
Shares

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak momente më parë tek Krimet e Rënda ku gjatë seancës së dosjes së Lazarartit, familjarët kanë sulmuar gazetarët dhe gjyqtarët.

Familjarët fillimisht kanë hedhur disa karrige në drejtim të trupës gjykuese, ndërsa në dalje kanë qëlluar me shqelma dhe një prej operatorëve.

Përplasja ka ndodhur brenda sallës së gjyqit, gjatë kohës që gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë, për Burgim të Përjetshëm për të arrestuarit e vrasjes së efektivit Ibrahim Bashës në Lazarat.

Togat e zeza dhanë burgim të përjetshëm për të pandehurit Arbion Aliko dhe Bajram Bocia. Burgimit përjetë të kërkuar nga Akuza, i shpëtoi Elvis Bocia, i cili u dënua me 35 vjet burg. Të pandehurit Alban Aliko dhe Elson Kasma duhet të vuajnë respektivisht 20 dhe 18 vjet heqje lirie. Dervish Gaba, Ruhan Hirja dhe Iliaz Xhaferri u dënuan me nga 15 vite burg. Ndërsa për të pandehurit Xhulio Malo dhe Klodian Selimi u dhanë 10 dhe 13 vjet dënim.

Atehere vendimi ndryshoi ne 17 vjet e 6 muaj per Alban Alikon dhe Elson Kazma.

Ajo që duket e pakuptimtë është fakti se ka pasur një numër shumë të ulët të punonjësve të policisë, ndërsa priteshin tensionet.

Në qershor 2016, prokurori çoi dosjen për gjykim ndaj 11 të pandehurve, për të ashtuquajturën dosja “Lazarati II”, të gjithë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, lidhur me ngjarjet e qershorit 2015, në të cilën mbeti i vdekur efektivi Ibrahim Basha.

Dënimi për 11 të arrestuarit:

1.Arbion Aliko burgim të përjetshëm

2.Barjam Boci të përjetshëm

3.Elvin Boçi 35 vjet,

4.Alban Aliko, 20

5.Ruhan Hirja 15

6.Iliaz Xhaferraj 15

7.Dervish Gaba 15

8.Elson Kazma 18

9.Klodian Selimi 13

10.Xhulio Malo 10

11.Oltion Proko 9

Ibrahim Basha u vra më 24 qershor 2015 në Lazarat./Fax News

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY