Kthim në parlament? Basha mbledh deputetët, diskutime për katër çështje të rëndësishme

Kthim në parlament? Basha mbledh deputetët, diskutime për katër çështje të rëndësishme

250
0
Shares

Lulzim Basha ka mbledhur grupin parlamentar të Partisë Demokratike në një takim në të cilën u diskutua për 4 çështje kryesore.

Burime nga PD, bëjnë me dije se deputetët kanë folur dhe për seancën parlamentare të kësaj të enjte, ku do të merret dhe vendimi nëse do të jenë pjesë e saj, ditë kur në fakt do të diskutohet dhe buxheti, një temë që ka shkaktuar jo pak debate në politikë.

Konkretisht kryetari ka folur me deputetët për këto çështje:

Pika e parë lidhet me qëndrimin që do të mbajë PD ndaj seancës të së hënës në Kuvend ku do të diskutohet për buxhetin.

Pika e dytë e diskutimit ka të bëjë me protestën në Astir, ku PD ka theksuar e njëherë mbështetjen për  banorët kundër planit  tek Unaza e Re.

Pika e tretë ishte përfundimi i zgjedhjeve brenda partisë, ku Basha kërkoi që procesi i zgedhjes së kryetarëve të degëve të përfundojë brenda dy javëve të ardhshme.

Pika e katërt e diskutimit  ishte informim për delegacionin e komisionit të Venecias. Opinioni i Venecias pritet pas dy javësh, ndërkohë ditën e djeshme ata kryenë takime me përfaqësues të opozitës lidhur me propozimin e PD për vetting të politikanëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY